Home / Kryesoret / Turqi, mbahet referendumi për ndryshimet kushtetuese – (VIDEO)

Turqi, mbahet referendumi për ndryshimet kushtetuese – (VIDEO)

Turqia voton sot për të ardhmen e saj. Rreth 167 mijë vendvotime u hapën zyrtarisht në orën 7 të mëngjesit për referendumin që fuqizon pushtetin e Presidentit Erdogan. Më shumë se 55 milionë qytetarë të Turqisë votojnë për ndryshime kushtetuese të cilat sistemin aktual parlamentar do ta shndërrojnë në sistem presidencial ndërsa do ti mundësojnë Erdoganit të qëndrojnë në pushtet më shumë se 10 vjet të tjera. Erdogan gjatë votimit të sotëm theksoi se vota “po” çon vendin drejt zhvillimit më të madh.

“Kjo votë publike ka të bëjë me sistemin e qeverisjes në Turqi, zgjedhje për ndryshim dhe tranzicion. Në këtë zgjedhje për ndryshim dhe tranzicion besoj se njerëzit do të vendosin t’i hapin rrugën zhvillimit më të madh të vendit – tha Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë.

Liderët e opozitës nga ana tjetër ka votuar kundër reformave kushtetuese të cilat sipas tyre do të ndryshonin në mënyrë dramatike vendin.Turqit votojnë për 18 amendamente kushtetuese. Vota me “po” ose “jo” për këto ndryshime kushtetuese mund të dobësojë Parlamentin e Turqisë, të eliminojë postin e kryeministrit, dhe t’i jap presidentit më shumë kontroll mbi gjyqësorin. Kritikët vlerësojnë se sistemi i ri qeverisës do të ishte një lloj diktature pa asnjë ndarje të pushtetit, duke bërë që Parlamenti të mos ketë asnjë pushtet legjislativ dhe do të bënte që presidenti të shmang përgjegjësinë për shkeljet e mundshme.Nderkohe ekstremistë kurdë vranë një pjesëtar të sigurimit, ndërkaq një tjetër e plagosën gjatë sulmit ndaj një automjeti në të cilin ishte përfaqësuesi zyrtar i Partisë në pushtet të Drejtësisë she Zhvillimit nga distrikti Muradia, në juglindje të Turqisë.Sulmi ndodhi para referendumit të sotëm për ndryshime kushtetuese me të cilat kërkohet të zgjerohen autorizimet e presidentit Rexhep Taip Erdogan.Sulmin e kryen militantë të Partisë punëtore kurde gjatë natës në provincën Van. Qytetarët e Turqisë sot deklarohen në referendumin për ndryshimet kushtetuese.

 

 

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *