Home / Lajme / Botë / Turqia  bëhet shtet presidencial – (VIDEO)

Turqia  bëhet shtet presidencial – (VIDEO)

Partia kryesore e opozitës në Turqi kërkon rinumërim të votave, pas rezultatit të ngushtë të referendumit të së dielës, që i jep presidentit Recep Tayyip Erdogan fuqinë ta zgjerojë ndjeshëm pushtetin e tij.Partia Popullore Republikane , ka ngritur pretendimin se procesi zgjedhor pati parregullsi të mëdha. Përpjekja e Erdoganit për presidencë ekzekutive arriti të triumfojë me vetëm pak më shumë se 51% të votave.

“Turqia mori një vendim historik mbi një diskutim 200-vjeçar të lidhur me sistemin e saj kushtetues. Ky vendim nuk është diçka e zakonshme. Kjo është dita kur është hedhur një hap shumë i rëndësishëm në raport me Kushtetutën”, tha Erdogan.

Fitorja e tij u prit në të gjithë Turqinë, sa me festime, aq edhe me protesta. Partia Popullore Republikane refuzon ta pranojë triumfin e “Po”-së dhe kërkon rinumërimin e 60% të votave, duke kritikuar sidomos vendimin për t’i konsideruar të vlefshme fletëvotimet e pavulosura, përderisa nuk provohej dot e kundërta.Tre qytetet më të mëdha të vendit, Stambolli, Ankaraja dhe Izmiri u thanë “Jo” ndryshimeve kushtetuese.Mbështetësit e opozitës dolën menjëherë nëpër rrugët e Stambollit, duke përplasur tenxhere e tiganë, një formë tradicionale proteste kjo, ndërsa demonstrata të tilla të zhurmshme pati edhe në zona të tjera.

Analistët vlerësojnë se ndryshimet e këtilla në sistemet shtetërore nuk janë risi sepse në shumë shtete tashmë ekziston pushteti I liderëve.

Deklarata Selim Ibrahimi

Deklarata bashkim Selmani

Fitorja e votës “Po” do të sjellë 18 ndryshime në Kushtetutën e vendit, duke e shndërruar sistemin e qeverisjes nga parlamentar në presidencial. Ato hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të vitit 2019.

 

 

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *