Home / Lajme / Botë / Turqia ka bombarduar pozita kurde në Irak dhe Siri

Turqia ka bombarduar pozita kurde në Irak dhe Siri

Aeroplanët ushtarakë të Turqisë herët në mëngjes kanë bombarduar pozita kurde në Irak dhe Siri dhe në këto sulme ka viktima, kumtoi ushtria turke.

Në kumtesë thuhet se caqet e bombarduara gjenden në rajonin e malit Sinxhar në Irakun Verior, si dhe në rajonet malore të Sirisë Verilindore.

Ushtria turke thekson se ato sulme i ka kryer për ta penguar infiltrimin e njerëzve, armëve, municionit dhe mjeteve shpërthyese nga ato rajone në rajonet turke, të banuara me kurdë.

Ankaraja pohon se pjesëtarët e Partisë së ndaluar Punëtore Kurde (PKK) në Siri dhe në Irak gjejnë strehime në rajonet, të cilat i kontrollojnë kurdët sirianë dhe irakianë.

Njësitet kurde për mbrojtje të popullit në Siri kumtuan se në sulmet e pozitave të tyre te qyteti Am Maliki ka pasur viktima.

Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut gjithashtu konfirmoi se janë kryer “dhjetëra sulme ajrore të njëkohshme” në pozitat e Njësiteve kurde për mbrojtje  e popullit në provincën Hasake dhe se ka pasur viktima.

Këto janë sulmet e para ajrore në Siri nga muaji mars.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *