Home / Lajme / Rajon / Turqia në qershor BE-së do t’ia parashtrojë propozimin e fundit për marrëveshjen për emigrantët

Turqia në qershor BE-së do t’ia parashtrojë propozimin e fundit për marrëveshjen për emigrantët

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çaushogllu deklaroi se vendi i tij në qershor BE-së do t’i japë propozimin e “fundit” lidhur me marrëveshjen për riatdhesim të emigrantëve.

Çaushogllu, i cituar nga gazeta “Aksham” theksoi se në propozimet do të ekspozohet edhe pikëpamja e Turqisë për atë se si të tejkalohet çështja me kërkesën e vizave për shtetasit e Turqisë që udhëtojnë në BE.

“Në qershor ne në BE do ta parashtrojmë propozimin tonë të fundit për çështjen për heqjen e vizave për shtetasit e Turqisë në shtetet evropiane”, tha Çaushogllu.

“Do të vlerësojmë se si do t’i përkrahim proceset që këtej  tutje edhe me të gjithë Juve do të ndajmë vendimet që do të marrim. Duhet  që të marrim këtë liberalizim të vizave. Në fund të fundit, kjo është pjesë e marrëveshjes për ndalimin e emigracionit, që e nënshkruan”, shtoi ai.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *