Home / Kryesoret / Turqit e Kosovës votojnë për kompetencat e Erdoganit

Turqit e Kosovës votojnë për kompetencat e Erdoganit

Në Ambasadën e Turqisë në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet për referendumin e rritjes së kompetencave për Presidentin turk Recep Tayp Erdogan.

Në këtë proces zgjedhor pjesëmarrësit kanë të drejtë vote vetëm me ”Po ose Jo”, njofton Klan Kosova.

Sot nga ora 9 e mëngjesit për këto zgjedhje janë hapur dy qendra në Ambasdën turke në Prshtinë dhe në Konzulatën turke në Prizren.

Nga mëngjesi ka pasur një numër të madh të votuesve ku e para ka votuar ambasadorja e Turqisë në Kosovë  Kivilcim Kiliç, njofton Klan Kosova.

Janë rreth 1300 votues të cilët kanë të drejtë vote.

Ambasadorja turke Kiliç,  ka thënë se procesi është duke shkuar pa ndonjë incident kemi mbështetjen e institucioneve për të mbajtur këto zgjedhje.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *