Home / Kryesoret / URA MBI LUMIN VARDAR NË GOSTIVAR MË NË FUND U BË REALITET – (VIDEO)

URA MBI LUMIN VARDAR NË GOSTIVAR MË NË FUND U BË REALITET – (VIDEO)

Me një ceremoni solemne në qytetin e Gostivarit në prani të shumë qytetarëve është lëshuar në përdorim ura re që kalon mbi lumin Vardar si dhe rruga, të ndërtuara sipas standardeve evropiane nga ana e komunës së Gostivarit. Gjatësia e urës është 42 metra, ndërsa gjerësia 20 metra. Ndërkaq rruga është me 4 korsi për  vetura nga 3.50 metra të gjëra, 2 staza për biçiklistët me gjerësi nga 1 metër secila, si dhe me 2 trotuare  me gjerësi nga 2 metra,në këtë rrugë paraprakisht është ndërtuar edhe kanalizimi, ndriçimi publik si dhe trotoaret. .Për realizimin e këtij projekti kapital “Ndërtimin e urës mbi lumin Vardar” Komuna e Gostivarit ka bashkëpunuar me MIDF Fondin për Zhvillim Infrastrukturor të Komunave fond ky Evropian me seli në Luksemburg nga ku i ka siguruar fondet e nevojshme për realizimin e këtij projekti vlera e përgjithshme e të cilit është mbi 1 milion euro,një pjesë tjetër të mjeteve janë ndarë nga komuna e Gostivarit.Me këtë rast kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta nënvizoi se ndërtimi i kësaj ure dhe rrugës është një ndër projeketet kapitale më të mëdha dhe më të rëndësishme që ka realizuar brenda mandatit të tij katër vjeçarë.

“Sot është një ditë e veçantë për mua si kryetar komune, administratën komunale dhe qytetarët e Gostivarit, sepse përurojmë një projekt të shumëpritur dhe me rëndësi të veçantë për qytetarët e Gostivarit. Për realizimin e projektit “Ndërtimi i urës mbi lumin Vardar”, Komuna e Gostivarit arriti të siguron fonde nga Fondit për Zhvillim Infrastrukturor të Komunave – MIDF. Në emrin tim, qytetarëve dhe administratës komunale, shprehin mirënjohje deri te ky institucion për përkrahjen që na dhanë në realizimin e këtij projekti”, tha kryetari Bejta, transmeton Televizioni Koha.

 

Qytetarët e Gostivarit nga ana tjetër janë shprehur jashtëzakonisht të kënaqur me përfundimin e këtij projekti dhe lëshimin në përdorim të kësaj ure dhe rrugës, sipas tyre kjo rrugë dhe ura dukshëm do të shkarkojnë komunikacionin e dendur në qytetin e Gostivarit.

“Me urën dhe rrugën e re do të lidhen pjesa jugore dhe veriore e qytetit, me çka do të lehtësohet qasja deri tek Institucionet arsimore të qytetit, tre shkollat e mesme, institucionet e drejtësisë si dhe dy stadiumet e qytetit.  Ura dhe rruga e re bëjnë lidhjen e shumë lagje dhe fshatra me autostradën Gostivar – Tetovë – Shkup, dhe magjistralen Gostivar – Kërçovë dhe Gostivar – Dibër.

Kryetar Bejta tha që ky projekt ishte premtim elektoral në zgjedhjet e vitit 2013, dhe se ndjehet i lumtur që u arrit që  ky premtim të bëhet realitet.

“Në zgjedhjet e vitit 2013 motoja ime ishte “Unë e dua Gostivarin”. Unë vazhdoj ta dua Gostivarin dhe besoj që me mbështetjen tuaj do të vazhdojmë të punojmë që Gostivarit tu ngjan qyteteve perëndimore”, vijoi kryetari Nevzat Bejta, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe ndërtimi i kësaj ure në mënyrë efikase do të lidh në mënyrë efikase dy anët e qytetit të Gostivarit nga te dy anët e bregut të lumit Vardar, si dhe dukshëm do të ndikojë në shkarkimin e komunikacionit në qytetin e Gostivarit. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *