Home / Lajme / Rajon / Urdhri i Sonila Qatos për ish- pronarët: Ndryshojnë procedurat për plotësimin e dosjes

Urdhri i Sonila Qatos për ish- pronarët: Ndryshojnë procedurat për plotësimin e dosjes

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka ndryshuar procedurat për administrimin e dokumenteve për plotësimin e dosjeve.

Drejtoresha Sonila Qato ka firmosur dje një urdhër ku përcakton kriteret e reja për plotësim dokumentacioni të dosjeve dhe praktikave. Urdhri i ri hyn në fuqi ditën e hënë, datë 3 prill dhe përcakton oraret e dorëzimit të dokumenteve nga ana e kërkuesve për çdo qark.

Urdhri

“Duke filluar nga data 03.04.2017, takimi me trashëgimtarët e subjektit të shpronësuar apo personat me prokurë në lidhje me sqarimet, depozitimet e dokumentacionit apo çdo procedure tjetër, në funksion të zgjidhjes sa më të drejtë të objektit të kërkesës, do të bëhet në pesë ditë dhe e grupuar në qarqe”-thuhet në urdhrin që mban firmën e Drejtoreshës së ATP-së Sonila Qato. Agjencia do të presë dokumente çdo ditë të javës nga ora 9 e mëngjesit deri në 15 pasdite, por qarqet do të kenë ditë të dedikuara. “Grupet e punës, të cilët shqyrtojnë kërkesat e Komuniteteve Fetare do të kryejnë takimet me subjektet e autorizuara çdo ditë të hënë nga ora 09.00-15.00.

Grupet e punës, të cilët shqyrtojnë kërkesat për qarqet Tiranë, Elbasan, Dibër do të kryejnë takimet me subjektet kërkues çdo ditë të martë nga ora 09.00-15.00. Ndërsa grupet e punës, të cilët shqyrtojnë kërkesat për qarqet Vlorë, Fier, Gjirokastër do të kryejnë takimet me subjektet kërkues çdo ditë të mërkurë nga ora 09.00-15.00”-thuhet në urdhër. Ndërsa për katër qarqe të tjera janë përcaktuar e enjtja dhe e premtja. “Grupet e punës, të cilët shqyrtojnë kërkesat për qarqet Durrës, Korçë, Berat do të kryejnë takimet me subjektet kërkues çdo ditë të enjte nga ora 09.00-15.00. Grupet e punës, të cilët shqyrtojnë kërkesat për qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë do të kryejnë takimet me subjektet kërkues çdo ditë të premten nga ora 08.00-14.00”-thuhet në urdhër.

Dorëzimi i dosjeve

Për rastet e plotësimet të dokumentacionit të dosjeve ose praktikave përkatëse për çdo ditë tjetër që nuk i përket grupit të punës në ditën e përcaktuar sa më lart, mund t`i depozitojë pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun ose më postë.

“Në depozitimin me postë duhet të shënohet qartë, numri, data e dosjes/praktikës si dhe emri, mbiemri i subjektit të shpronësuar, në të kundërt aktet do t`ju kthehen në adresë të subjektit. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet Përgjegjësi i Sektorit të Shqyrtimit të Kërkesave për njohje Pronësie, si dhe Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse”.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *