Home / Lajme / Botë / USAID paditet në SHBA për fonde të dyshimta që ndërlidhen me Maqedoninë

USAID paditet në SHBA për fonde të dyshimta që ndërlidhen me Maqedoninë

Judicial Watch, fondacion që kërkon përgjegjësi për ligje dhe politikë, ka njoftuar se do ta paditë USAID-in në lidhje me rreth 5 milionë $, të cilat sipas tyre kanë shkuar në duar të fondacionit të George Soros-it në Maqedoni

Sipas FoxNews, nga viti 2012 e deri në vitin 2016, në Maqedoni janë harxhuar rreth 5 milionë $, duke trajnuar qindra të rinj të Maqedonisë për tema si liria e asociacioneve, politikat rinore, aktivizmi qytetar, argumentimi bindës dhe media e re, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në SHBA, çështja e fondeve të USAID-it dhe veprimtaria e Fondacionti Shoqëria e Hapur. Maqedoni, ndërlidhen edhe me ambasadorin e tanishëm amerikan në Shkup, Jess Baily, por që deri tani asgjë nuk është dëshmuar konkretisht në aspekt të ndonjë keqpërdorimi.

Judicial Watch konsideron se ka patur ndërhyrje në politikën e brendshme të Maqedonisë që mund të përfshihet në shkeljen e Konventës së Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike.

Më herët, edhe disa kongresmenë amerikanë kanë kërkuar përgjigjje nga ambasadori Baily, për këto thashetheme rreth ndërhyrjes amerikane në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *