Home / Kryesoret / Ushqimet e shpejta shkaktojnë dëmtime hormonale në organizëm

Ushqimet e shpejta shkaktojnë dëmtime hormonale në organizëm

Stili i jetesës në kohët moderne është aq i shpejtë sa ka ndryshuar edhe zakonet e shëndetshme të ushqyerjes. Përdorimi i ushqimeve të shpejta është në majat më të larta. Ky ushqim është padyshim i shijshëm, por jo i shëndetshëm. Studimet më të fundit kanë treguar që konsumimi i ushqimeve të shpejta arrin deri aty sa të sjellë çrregullime hormonale tek organizmi i konsumatorëve. Sipas një raporti të publikuar nga Revista për Perspektivën e Mjedisit dhe Shëndetit, njerëzit që konsumojnë këto ushqime kanë në trupin e tyre një nivel më të lartë kimikatesh të rrezikshme siç janë ftalatet që zakonisht gjenden tek produktet plastike dhe ato të pastrimit. Ky kimikat futet në ushqim nëpërmjet paketimit, por edhe nga dorezat plastike dhe mjetet e përdorura në përgatitjen dhe dorëzimin e ushqimit. Ekspertët e hormoneve shpjegojnë se këto kimikate kanë pasoja të rënda dhe afatgjata tek njeriu. Sipas tyre, konsumimi i ushqimeve të shpejta tek meshkujt rrit nivelin e estrogjenit që sigurisht është shumë i dëmshëm. Për femrat, konsumimi i tyre çon në rritjen e mundësisë së zhvillimit të qelizave tumorale të gjirit dhe të mitrës. Një studim tjetër ka treguar që njerëzit që konsumojnë shumë ushqime të shpejta janë të ekspozuar ndaj një niveli më të lartë kimikatesh që shkaktojnë infertilitet. Këto kimikate kanë lidhje edhe me obezitetin, depresionin, azmën dhe alergjitë ndaj ushqimit. Studiuesit mbikqyrën plot 8877 persona nga mosha 6 vjeç e lart, shumë prej të cilëve kishin konsumuar ushqime të shpejta 24 orë para studimit. Analizat e urinës së tyre treguan një prezencë të ndjeshme të këtyre kimikateve që gjendeshin tek ushqimet e shpejta. Ekspertë norvegjezë nga ana tjetër kanë arritur në konkluzionin që konsumimi i brumërave të gatshme të përpunuara ishte burimi më i lartë i dozave ditore të kimikateve të rrezikshme. Këtë e gjejmë në pjesën e jashtme të picës, piteve e produkteve të ngjashme që bien lehtësisht në kontakt me materialet e përdorura në paketim, sipas studiuesve. Ekspertë të tjerë demonstrojnë që ka lidhje të forta mes konsumimit të mishit, yndyrnave dhe produkteve të bulmetit dhe kimikateve që gjenden në materialet e paketimit. Jo pa shkak ekspertët këshillojnë që njerëzit duhet të konsumojnë më shumë fruta dhe perime se sa ushqime të shpejta dhe të paketuara.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *