Home / Shëndeti / Ushqimet që i bëjnë mirë mëlçisë tuaj

Ushqimet që i bëjnë mirë mëlçisë tuaj

Ushqimet që janë të pasura me shumë kolesterol dëmtojnë organizmin tonë e veçanërisht mëlçinë.

Por, janë shumë ushqime që na ndihmojnë të pastrojmë mëlçinë nga konsumimi i ushqimit jo të shëndetshëm dhe të dëmshëm, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë janë disa prej tyre:

Hudhra

Është e pasur me selenium dhe enzima të tjera që pastrojnë mëlçinë.

Grejpfruti

Ka shumë vitaminë C dhe antioksidantë të tjerë që pastrojnë mëlçinë dhe e bëjnë sistemin imunitar më stabil. Një gotë me lëng grejpfruti ndihmon pastrimin e organit të mëlçisë për të larguar toksinat dhe kaloritë e dëmshme.

Rrepat dhe karrotat

Janë dy perime që kanë shumë flavonoide dhe beta karoten që ndihmojnë në përmirësimin dhe stimulimin e këtij organi vital për organizmin e njeriut.

Mollat dhe avokado

Avokado prodhon një element që pastron mëlçinë ndërsa mollat ndihmojnë në funksionimin më të mirë të sistemit të tretjes.

Limoni

Sido që konsumohet limoni, qoftë si frut ose si lëng është shumë i pasur me vitaminën C që ndihmon në absorbimin e toksinave që ka krijuar organizmi. Nëse konsumohet ujë me limon në mëngjes forcohet organi i mëlçisë.

Arrat

Janë të pasura me aminoacide dhe Omega 3 që ndihmojnë në detoksifikim.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *