Home / Lajme / Rajon / Ushtarët e Dukagjinit të gatshëm për thirrjen e Daut Haradinajt për luftë (FOTO)

Ushtarët e Dukagjinit të gatshëm për thirrjen e Daut Haradinajt për luftë (FOTO)

Deputeti i AAK-së me një deklaratë për media, tha se nëse Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbi, lufta është e pashmangshme.
“Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, ka thënë Haradinaj.

E një ish-ushtar i UÇK-së, Brigada Rugovës, Adnan Hyseni përmes një postimi në Facebook ka shkruar se do t’i përgjigjen kurdoherë ftesës së Daut Haradinajt, shkruan lajmi.net.

“Kur na thirr atdheu jemi te gatshem kurdo here, kur ftesen e bene Gjenerali Daut Haradinaj i pergjigjemi pa hezitim dhe menjeher”, ka shkruar Hyseni.

Kujtojmë se Ramush Haradinaj, i pari i AAK-së është duke u mbajtur në Francë nga një gjykatë franceze me pretekstin se ka kryer krime lufte. Haradinaj po mbahen me një flet arrest të shtetit serb.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *