Home / Lajme / Botë / Ushtria amerikane po shqyrton rrëzimin në fluturim të raketave testuese

Ushtria amerikane po shqyrton rrëzimin në fluturim të raketave testuese

Ushtria amerikane po konsideron goditjen në fluturim të raketës, në testin e ardhshëm të Koresë së Veriut, si një mënyrë për t’i treguar forcën Penianit.

Bazuar në burimet e saj, gazeta britanike “The Guardian” shkruan se, Pentagoni po kërkon mënyra që nuk sjellin luftë për t’i bërë presion Koresë së Veriut, që të mos kryejë teste raketash dhe sidomos testin e 6 bërthamor.

Sigurisht që interceptimi i një rakete që po testohet nuk është mënyra më diplomatike për t’u marrë vesh me Korenë e Veriut, por do të dërgonte sinjalin e qartë se vendi komunist nuk tremb askënd me armët e tij.

Mësohet se Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka informuar Kongresin për këtë opsion, por ushtria ende nuk ka vendosur që të rrëzojë raketën koreano-veriore kur të ngrihet në fluturim.

Analistët shkruajnë se administrata “Trump” e ka paralajmëruar shumë qartë Korenë e Veriut që të mos bëjë provokime, megjithëse rrëzimi i një rakete duket një akt i tepruar dhe mund të konsiderohet si akt lufte nga Koreja komuniste.

Kjo e fundit, pavarësisht kërcënimeve, u zotua se do të vazhdojë pa u shqetësuar testet e raketave. Ekspertët paralajmërojnë se askush nuk e di sesi do të reagonte udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong-un ndaj rrëzimit të mundshëm të raketës së tij në testim, por një gjë është e sigurtë: ai nuk do të pranojë të shfaqet si i dobët dhe kjo implikon shumë pasoja negative.

Megjithatë, “the Guardian” shkruan se Shtetet e Bashkuara, veç ndërhyrjes së saj po shqyrton edhe mundësinë që të bindë Japoninë të rrëzojë raketat koreano-veriore, që zakonisht përfundojnë në ujërat e ishullit të samurajve.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *