Home / Shëndeti / Ushtrimi gjatë shtatzënisë. Po apo jo?

Ushtrimi gjatë shtatzënisë. Po apo jo?

Vesa Luma është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe në formë shumë të mirë. Sot instruktori i saj, Gëzim Humolli, ka postuar një video ku ajo duket duke u ushtruar. Edhe pse dy muaj para lindjes, Vesa nuk i ndahet mënyrës të shëndetshme të së jetuarit. Sipas instruktorit të saj, ajo duhet të përbëjë një shembull të mirë edhe për femrat e tjera që janë në pritjen e ëmbël.

Shumë mendojnë se ushtrimi gjatë shtatzënisë është i rrezikshëm dhe me pasoja për nënën dhe embrionin. Ju sjellim fakte nga disa studime për t’ju shuar çdo kuriozitet.

Ushtrimi gjatë shtatzënisë është i rrezikshëm vetëm kur femra stërvitet pa lejën e mjekut, dhe ka:

Problem me zemrën dhe mushkritë

Diabet

Kur pret binjakë

Tension të lartë

Shkëputje të plaçentës

Më shumë se tri aborte

Gjakderdhje, skuqje, apo dhimbje

Por ushtrimi gjatë shtatzanisë ka dhe anët e tij pozitive. Gjatë shtatzënisë trupi i femrës pëson ndryshime drastike për të rritur embrionin. Këto ndryshime është normale të sjellin vështirësi në lëvizje dhe paqendrusshmëri për disa pjesë të trupit. Por ushtrimi dhe sidomos pilates gjatë shtatzënisë mund të ofrojnë lehtësim nga simtomat e kësaj periudhe dhe të përgatisin femrën për një lindje sa më të thjeshtë.

Disa nga përfitimet e ushtrimeve gjatë shtatzënisë:

Forcim i muskujve të barkut

Ndihma që i ofron nënës gjatë lindjes

Ndihmon formën e trupit të qendrojë e njejta

Çlodh dhe përmirëson gjumin

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Ndihmon për rregullimin e frymëmarrjes gjatë lindjes

Ndihmon për rregullimin e frymëmarrjes gjatë lindjes Ndihmon trupin të rikthehet në formën që kishte para shtatzënisë

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *