Home / Shëndeti / Vaji i Arrave – Vaji i Çudirave Plot Shëndet

Vaji i Arrave – Vaji i Çudirave Plot Shëndet

Shqipëria ndodhet në zonën e vendorigjinës së arrës, për pasojë është kultivuar në vendin tonë prej shumë kohësh. Arra e butë ka gjetur kushte të përshtatshme buzë përrenjve e në lugina ku ka më tepër lagështi tokësore dhe ajrore. Para viteve ‘90 numëroheshin rreth 620 mijë rrënjë arra, kurse pas prerjeve abuzive të mëpasme, tani numërohen rreth 230 mijë rrënjë arre, me shpërndarje të tyre jo uniforme. Rrethet me numrin më të madh të rrënjëve mbi 10 000 rrënjë, janë Tropoja, Dibra, Librazhdi, Puka, Korça, Pogradeci, ndërsa rrethe të tjera me 10.000 deri 15.000 rrënjë janë Bulqiza, Elbasani, Kolonja, Mirdita, Tirana, Vlora dhe Përmeti. Por çfarë mund të bëhet me arrat të cilat nuk arrijnë tek tavolinat e konsumatorëve? Në vendet e zhvilluara, arrat e cilësisë së ulët, ato gungëse apo edhe arrat e sezoneve të shkuara, përpunohen dhe prej tyre përfitohet mrekullia e vajit të arrive, e cila mund të jetë një ide e shkëlqyer biznesi edhe në Shqipëri. AgroWeb.org ju sjell të gjitha vetitë magjike të vajit të arrave në vijim.  Arrat njihen si një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore Omega 3. Arrat gjithmonë i kemi konsumuar ashtu të gjalla, por në dhjetëvjeçarët e fundit njerëzimi zbuloi vlerat e vajit të arrës dhe ndikimet e tij fantastike tek lëkura, flokët dhe shëndeti ynë në përgjithësi. Vajin e arrës mund ta gjeni në farmaci, dyqane organike, por edhe në supermarkete. Vaji i arrës është i pasur me vitamina dhe minerale. Pranohet që bën çudira për lëkurën, madje rekomandohet për njerëzit që kërkojnë të kenë një lëkurë që i reziston moshës dhe të mrekullueshme. Vaji i arrës lufton rrudhat. Vaji i arrës është fantastik për të luftuar rrudhat. Përbërja e tij dhe aplikimi i rregullt i këtij vaji në lëkurë ndihmon dhe zbut rrudhat si ato të parat ashtu edhe ato më të thellat duke i bërë ato të zhduken me kalimin e kohës. Kuron infeksionet. Nuk ka njeri që nuk ka vuajtur nga infeksionet mykotike. Vaji i arrës është përgjigjia. Ai ndihmon jashtëzakonisht mirë me këto infeksione kryeneçe. Vaji i arrës është antioksidant i mirëfilltë. Vaji i arrës është një antioksidant shumë i mirë. Me të mund të luftoni plakjen dhe gjurmët e saj në lëkurë. Ndihmon me rënien e flokëve. Pikërisht prej sasisë së madhe të acideve yndyrore Omega 3, vaji i arrës përdoret për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga probleme të tilla që shkaktohen nga dëmtimet e qelizave. Lufton zbokthin. Vaji i arrës është fantastik edhe për të luftuar zbokthin. Ai pastron skalpin dhe largon të gjitha papastërtitë. Nëse e aplikoni vajin rregullisht do të keni përfitime maksimale dhe do t’i thoni zbokthit lamtumirë. Promovon rritjen e flokëve. Vaji i arrës rrit flokët kjo falë sasisë së lartë të kaliumit që është thelbësor për organizmin sepse ndihmon me rigjenerimin e qelizave dhe si rrjedhojë përshpejton rritjen e flokut. Vaji i arrës dhe shëndeti i mirë Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, konsumimi i vajit të arrës është rritur ndjeshëm në mbarë botën për shkak të vlerave të mira për njeriun. Ai ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Konsumimi i vajit të arrës ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Rrjedhimisht kjo do të çojë në uljen e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare. Kjo është vetëm një nga arsyet e shumta përse duhet ta shtoni vajin e arrës në dietën tuaj. Konsumimi i vajit të arrës ndihmon enët e gjakut duke u dhënë atyre më shumë forcë për një funksionim më normal. Përfshijeni këtë vaj në një sërë recetash të shijshme. Vaji i arrës për një trup në superformë. Po, është e vërtetë. Vaji i arrës ndihmon me shkrirjen e dhjamit në zonën e barkut. Nëse e konsumoni me sallata, do të ndiheni të ngopur shumë shpejt. Mund të zëvendësoni vajrat e tjerë që përdorni me vajin e arrës. Ky i fundit gjithashtu ndihmon me pagjumësinë dhe ju ofron një natë të qetë e gjumë të ëmbël sepse ka melatoninë në përmbajtjen tij. Vaji i arrës është i mirë edhe për njerëzit që kanë një stil të çrregullt gjumi.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *