Home / Kuriozitete / Vajza e rritur nga majmunët! (Foto)

Vajza e rritur nga majmunët! (Foto)

Një vajzë 8-vjeçare u gjet nga policia indiane në një pyll, ku ishte rritur dhe jetonte në një tufë majmunësh. Ajo është pagëzuar me emrin “Mogli”, njësoj si personazhi në përrallën e famshme të Rudyard Kipling, ku një djalë i humbur në xhungël rritet mes ujqerëve.

Vajza u pikas rastësisht nga një oficer, teksa vraponte lakuriq bashkë me majmunët e tjerë. Polici rrëfeu për mediat se nuk u besonte syve në momentin që e pa. Ai tha se majmunet kishin bere rezistence për të mos e lëshuar vogëlushen. Kur u dërgua në spital ajo dukej e trembur dhe nuk arrinte të komunikonte me njerëzit.

Mjekët thonë se sjellja e saj është njësoj si e një kafshë, ecën me 4 gjymtyrë, ha me duar dhe e vë ushqimin në tokë. Autoritet po përpiqen ta identifikojnë vogëlushen 8-vjeçare e t’ia kthejnë prindërve.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *