Home / Lajme / Maqedoni / Vanhoutte me letër publike për Gruevskin: Tanimë jeni në opozitë dhe e mbani përgjegjësi për turpin në Kuvend

Vanhoutte me letër publike për Gruevskin: Tanimë jeni në opozitë dhe e mbani përgjegjësi për turpin në Kuvend

Ndërmjetësuesi i Komisionit Evropian për krizën politike në Maqedoni ka shkruar një letër drejtuar Nikolla Gruevskit, kryetarit të OBRM-PDUKM-së ku në mes tjerash i thotë ”tër publike për Gruevskin: Tanimë jeni në opozitë dhe e mbani përgjegjësin për turpin në Kuvend”

”Më lejoni të jem i qartë: Edhe pse jeni partia më e madhe, duhet të dënojmë të gjithë dhunën e ushtruar në Kuvend e cila është e pa pranueshme. Edhe pse jeni parti më e madhe pas zgjedhjeve, ju lutem mos harroni se kjo nuk do të thotë asgjë. Duhet ta pranoni, zotëri Gruevski se nuk je parti më e madhe nëse fiton zgjedhjet por nëse fiton pushtetin me shumicë parlamentare. Ju e humbët shumicën dhe ju iki prej dore pushteti. Dhuna asnjëherë nuk e ka kthyer pushtetin.” shkruan mes tjerash Vanhoutte,

”Zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit ishte e pastër si kristali, dhe e ka kthyer demokracinë në vend. Duke u bazuar në ligjet ndërkombëtare, kjo zgjedhje është legjitime. Mos u lodhni me gjykata dhe me dhunë ndaj këtij vendimi”

”Deri tani ju keni refuzuar që t’i jepni liri mediave, t’i organizoni zgjedhjet lokale në kohë, t’i pranoni rezultatet e zgjedhjeve të kaluara dhe rezultatin e bisedimeve për qeverinë, t’i përgjigjeni thirrjeve të qytetarëve sinqerisht, t’i mbroni gazetarët nga sulmi, t’i”

”Ju, zotëri Gruevski, duhet të pranoni humbjen dhe të lëshoni skenën politike. Qytetarët e Maqedonisë duhet që të mësohen që të zgjohen në mëngjes me demokraci, i liruar nga presionet dhe nga frika.” përfundon Vanhoutte.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *