Home / Kryesoret / Vazhdojnë përplasjet VMRO-LSDM – (VIDEO)

Vazhdojnë përplasjet VMRO-LSDM – (VIDEO)

VMRO-DPMNE sot në një njoftim e ka kualifikuar LSDM-në si nxitësi më i madh, siç theksohet, i “orekseve për Shqipëri të Madhe” në vend dhe në rajon, duke  rekomanduar se Maqedonia do të mbetet unike dhe shtet multietnik.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, thotë VMRO-DPMNE-ja nuk i ka dënuar incidentet kundër identitetit dhe sovranitetit të Maqedonisë.

VMRO-DPMNE-ja vlerëson se LSDM-ja dhe Zaevi që të shpëtojnë nga “krimet pranojnë : dygjuhësi, ndryshimin e flamurit, himnit dhe stemës, ndryshim të emrit sipas modelit grek dhe federalizim të vendit.

LSDM-ja sot kumtoi se “shumica parlamentare prej 67 deputetëve, të cilët paraqesin rreth 700.000 qytetarë, do të përgjigjet në detyrën e saj dhe do t’i parandalojë dëmet e mëdha mbi interesat qytetare dhe shtetërore.

Sipas LSDM-së “shumica parlamentare ka detyrë që ta realizojë vullnetin e shumicës të qytetarëve dhe ta shpëtojë shtetin nga kaosi, ndërsa qytetarët nga krahu ekzistencialist”.

Nëse vazhdojnë bllokadat, qëndron në kumtesë, për tre javë pason bllokadë totale e sistemit shtetëror. Më 15 maj përfundojnë të gjitha kompetencat e kryetarëve të komunave dhe këshillat në komuna. Zgjedhje të reja lokale mund të shpallë vetëm kryetari i ri i Kuvendit, zgjedhjen e të cilit e bllokojnë deputetët e VMRO-DPMNE-së”, kumtoi LSDM.

 

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *