Home / Kryesoret / Vazhdon mosrespektimi i Gjuhës Shqipe – (VIDEO)

Vazhdon mosrespektimi i Gjuhës Shqipe – (VIDEO)

Gjuha shqipe në Reublikën e Maqedonisë vazhdon  që të mos respektohet nga ana e institucioneve, dëshmi për këtë janë gabimet drejtshkrimore të gjuhës shqipe, vandalizimi , shpërfillja në tabela rrugore, në mbishkrime të disa institucioneve e kështu me rradhë. Albanologët në këtë drejtim thonë se zgjidhja më e mirë do të ishte që edhe gjuha shqipe ashtu sikurse gjuha Maqedonase të mbrohet me ligj.

Sipas profesorit universitarë Berton Sulejmani gjuha shqipe në disa raste nuk respektohet edhe nga vet arsimtarë apo profesorë të disa lëndëve tjera nëpër shkolla të cilët pothuajse aspak nuk mbajnë llogari për drejtëshkrimin apo normat e gjuhës shqipe, sipas tij të gjithë shqiptarët respektimin e normave drejtshkrimore të gjuhës shqipe duhet ta kuptojmë edhe si një kontribut kombëtarë e jo vetëm si një obligim personal.

Ndryshe edhe librat e lëndëve të ndryshme në gjuhën shqipe por edhe testimet e ndryshme që organizohen nga  vet ministria e arsimit dhe shkencës në Republikën e Maqedonisë ndër vite janë përplot me gabime drejtshkrimore. Neni 13 i Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase parashikon gjoba për subjektet që i publikojnë pa lekturuar tekstet e tyre, Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe nuk parashikon një masë të tillë penalizuese, këtu qëndron edhe shkaku kryesor, i përsëritjes së qindra gabimeve në gjuhën shqipe.

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *