Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdon skandali i gjinekologut nga Shkupi: Ka mashtruar dhjetëra gra se ishin shtatzana! Nisin rrëfimet

Vazhdon skandali i gjinekologut nga Shkupi: Ka mashtruar dhjetëra gra se ishin shtatzana! Nisin rrëfimet

Gruaja nga Shkupi që gjinekologu i saj për nëntë muaj e mashtroi se ishte shtatzënë, nuk është e vetme. Menjëherë pas publikimit të historisë, u shfaqën edhe dhjetëra gra që cilat treguan përvoja të ngjashme me gjinekologun kundër të cilit është ngritur padia penale, transmeton TetovaSot.

Disa prej tyre qëndrun me emër dhe mbiemër prapa deklaratave të tyre, të tjerët donin të paraqiten me iniciale.

Përvojën e saj me gjinekologun e ka L.K nga Shkupi. Ajo thotë se kur ajo e pa tekstin e mjekut e dinte se për cilin bëhej fjalë.

“E njëjta gjë ka ndodhur edhe mua te gjinekologu Nikolla Damçevski teksa ka punuar në një spital privat. Dhe mua më tha se isha shtatzënë, edhe pse unë isha i sigurt se unë jam, sepse para se unë të bëjë EHO bëra një test shtatzënie. Duke ditur se me padurim presim fëmijën, dili jashtë në korridor dhe me krenari e njoftoi burrin tim se do të bëhet baba, madje e e thirri ta shihte ekon e fëmijës. Burri im fluturoi nga gëzimi, dhe unë para mjekur i thash që të mos gëzohet kot, sepse unë e dija se nuk isha shtatzënë.

I thash gjinekologut se stomaku më dhemb se pres ciklin mujor. Ai më siguroi se stomaku më dhimbte ngaqë isha shtatzënë! Të nesërmen i thashë se kam cikël mujor dhe mjeku më bindi mua për të bërë Invitro. Nuk dua ta shoh më! Të luash me ndjenjat e dikujt është shumë e dhimbshme”, tregoi për Nova, L.K nga Shkupi

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *