Home / Lajme / Rajon / Vazhdon të dridhet toka në Italinë Qendrore

Vazhdon të dridhet toka në Italinë Qendrore

Toka vazhdon ende të dridhet në Italinë Qendrore. Gjatë natës e në orët e para të mëngjesit të sotëm disa lëkundje tërmeti janë regjistruar në rajonin Marche.

Sipas Institutit të Sizmologjisë në orën 23.16 minuta e në 23 e 19 minuta të mbrëmjes së shkuar janë regjistruar dy lëkundje tërmeti të shkallës 4.0 e 4.1 me epiqëndër komunën Visso në provincën e Maceratës.

Ndërsa në orën 3.42 minuta të mëngjesit të sotëm me epiqëndër Aquilla është regjistruar një lëkundje tjetër tërmeti e shkallës 3.4 Richter.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në të gjithë Italinë Qëndrore e grupet e mbrojtes civile po verifikojnë në territor nëse ka dëme materiale.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *