Home / Lajme / Botë / Vdes adoleshentja

Vdes adoleshentja

Një adoleshente nga Anglia ka ndërruar jetë pasi piu një koktejl, në të cilin kishte kokainë dhe 5 pilula ekstazi. Sheria-Lea James njihej si ‘Mrekullia’ pasi mundi kancerin e mëlçisë kur ishte foshnje, por nuk arriti ti mbijetonte një gjendje të tillë.

15-vjeçarja kishte qenë në një festë me mikeshën e saj dhe përfunduar në apartamentin e një 29-vjeçari, kur në orët e para të mëngjesit filloi të ndihej keq.

Policia nxitoi që ta dërgonte në spital, por doza e drogës që kishte marrë ishte shumë e lartë dhe ndërroi jetë.  Mamaja e saj, Sam tregoi se vajza e urrente drogën, por është vërtetuar se ajo ka pirë gjithçka me vullnet të plotë, pra pa u ndikuar nga të tjerët.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *