Home / Lajme / Kronika e zezë / Vdes nxënësi i cili u plagos në shkollën fillore në Pallaticë të Tetovës – (VIDEO)

Vdes nxënësi i cili u plagos në shkollën fillore në Pallaticë të Tetovës – (VIDEO)

Para pak çastesh nga burimet e sigurta mësojm se nxënësi 12 vjeçar nga Pallatica e Komunës së Zhelinës i cili u plagos nga 17 vjeçari nga i njejti fshat, ndërron jetë në spitalin e Shkupit.

Nxënësi i cili u plagos para 4 ditëve pranë shkollës fillore ‘Fan Noli” në fshatin Pallaticë të Komunës së Zhelinës, ku rasti u raportua edhe në Televizionin Koha sipas dëshmitarit thuhet se rasti ka ndodhur pas një zënke mes të vrarit dhe autorit 17 vjeçar.

Pas plagosjes 12 vjeçari nga plagët e mëdha që kishte marr nga spitali i Tetovës është transferuar me urgjencë në Spitalin Klink  të Shkupit.

Autori i plagosjes 17 vjeçari nga Pallatica sipas Prokurorisë së Tetovës ku thuhet se, në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale në Tetovë dhe prokurorit kompetent nga Zyra e Prokurorit Publik – Tetovë për të gjykuar fëmijën në Gjykatën themelore në Tetovë është propozuar masa për të siguruar kundërvajtësin – për vrasje sipas Nenit.123 paragrafi 1 në lidhje me Nenin.19 të Kodit Penal”.

Nxënësi 12 vjeçar i plagosur duket se nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra nga plagosja e rëndë, dhe sot para pak çastesh ka ndërruar jetë në Klinikat e Shkupit./TetovaSot/

Stafi i Televizionit Koha ju shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes!

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *