Home / Lajme / Kronika e zezë / Vdes tri vjeçarja që u aksidentua në Çair

Vdes tri vjeçarja që u aksidentua në Çair

Dje në lagjen e Çairit, më saktësisht tek Qendra Tregtare Çairçanja, ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast është lënduar një vajzë 5 vjeçare e cila menjëherë është dërguar në qendrën spitalore.

“Dje rerth orës 13:45 në qendrën spitalore është sjell një fëmijë e aksidentuar në afërsi të xhamisë “Jahja Pasha”. Aksidenti është shkaktuar nga një veturë e tipit “Mercesez. Policia po heton për detaje më të hollësishm.”, thuhet në njoftimin zyrtar të MPB-së.

Tre vjeçarja S. L., e cila u aksidentua dje pasdite në afërsi të xhamisë Jahja Pasha në Çair ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda. Lajmi është kumtuar për TV21 nga familjarët e saj.

Voglushja ishte duke lozur me fëmijët e lagjes dhe në një moment u përplas nga një makinë derisa po vraponte në rrugë për të marrë topin. Ajo menjëherë u dërgua në Spitalin e Qytetit, ku mjeku kujdestar bëri të ditur për seriozitetin e lëndimeve.

Sipas informacioneve nga tereni mësuam se shoferi është sulmuar fizikisht nga kalimtar të rastit pas aksidentit ndërsa më pas është shoqëruar në stacionin e policisë. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *