Home / Kryesoret / Vendimi për Ramush Haradinajn më 27 prill – (VIDEO)

Vendimi për Ramush Haradinajn më 27 prill – (VIDEO)

Trupi gjykues në Colmar të Francës ka marrë vendim që me datën 27 prill do të merret vendimi lidhur me akuzat e bëra nga shteti serb në drejtim të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore ndaj tij ka theksuar se gjyqësia franceze po i beson propagandës serbe.

Haradinaj ka filluar të deklarohet pas fjalës së palës mbrojtëse duke thënë se po besohet në propagandën serbe të cilët kanë bërë krime në Kosovë.

“Kanë bërë krime në Kosovë dhe m’i kanë fabrikuar mua. Vetë ish-presidenti serb, Slobodan Millosheviq ka qenë kriminel. Ata kanë bërë vrasje, kanë kryer krime në Kosovë e po më akuzojnë mua”, ka thënë Haradinaj.

Avokatja e Haradinajt, Rachel Lindon, ka kundërshtuar provat e paraqitura nga ana e palës serbe në rastin Haradinaj.Avokatja Lindon meton të lartë i ka kundërshtuar provat e paraqitura.

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *