Home / Lajme / Maqedoni / “Veropoulos” investon 2 milionë euro në një market të ri Vero dhe shitore “Jumbo” në Tetovë

“Veropoulos” investon 2 milionë euro në një market të ri Vero dhe shitore “Jumbo” në Tetovë

Kompania”Veropoulos” këtë fundjavë në Tetovë e hap marketin e njëmbëdhjetë Vero në vend, dhe shitorja e tretë Jumbo. Investimi total në dy ndërtesat e reja të vendosura në të njëjtin vend është më shumë se 2 milionë euro, në të cilat do të punojnë rreth 100 persona vendas. Kështu numri i përgjithshëm i të punësuarve në kompaninë Veropoulos në vend do të rritet më shumë se 1.000 njerëz.

Marketi  i ri Vero dhe shitorja Jumbo në Tetovë kanë një vend të shitjes prej 2.600 metrave katrorë në një nivel, dhe para ndërtesës ka parkim të madh i dedikuar për konsumatorët.

Duke përcjellur strategjinë së kompanisë për përkrahje të prodhuesve vendor nga i gjithë vendi, marketi  i ri në Tetovë do të ofrojë një gamë të gjerë të prodhimeve nga shumë brende maqedonase që kompania “Veropoulos” në mënyrë intensive ka bashkëpunuar gjatë viteve. Kështu kompania inkurajon prodhimin vendas dhe ka dhënë shtytjen e nevojshme për zhvillim. Në të njëjtën kohë, klientëve të tyre Vero u ofron produkte të veçanta dhe ekskluzive të importuara që mund të gjenden vetëm në markete të kompanisë. Përveç zgjedhjes më të madh të produkteve dhe shërbimeve me cilësi të lartë, Vero klientëve të saj edhe më tutje do të vazhdojë të ofrojë ofertat e reja dhe aksionet të përshtatura posaçërisht për nevojat dhe dëshirat e tyre.

Nga menaxhimenti i Veros theksojnë se historia e cila nisi 20 vjet më parë me hapjen e supermarketit të parë në komunën e Shkupit Aerodrom, sot është rrumbullaksuar në një brend të fuqishëm dhe të njohur që vazhdimisht realizon rritjen dhe ka realizuar rezultate pozitive financiare.

 -Kompania jonë është rritur dhe zhvillohet duke ofruar cilësi më të lartë dhe duke punuar sipas standardeve evropiane me mbështetjen e vazhdueshme për prodhuesit lokal, vendas me të cilët  kemi ndërtuar lidhje partneriteti. Ne kemi krijuar një ekip të fuqishëm dhe profesional të të punësuarve që synojnë segmentin më të rëndësishëm të punës, e ajo është përcjellja e dëshirave të konsumatorëve dhe përshtatjen e ofertës ndaj dëshirave të tyre.Por ne nuk planifikojnë të ndalemi këtu.Ne kemi plane për zgjerim intensiv, planifikojmë  deri në fund të 2017 të hapim tre ose katër markete të reja Vero. Punojmë me përkushtim për të arritur qëllimet e përcaktuara  dhe rezultati është me mijëra konsumatorë të kënaqur për çdo ditë në marketet tona Vero – tha Lucas Bisias, menaxher i përgjithshëm i marketeve Vero.

Me hapjen e një marketi të ri në Tetovë,kompania Veropoulos ka gjithsejt 11 markete në tre qytete në vend. Nga këto, 7 markete janë të vendosura në Shkup dhe nga dy markete në Manastir dhe Tetovë. Kompania “Veropoulos” në vend zotëron një qendër tregtare në Shkup dhe franshizën për shitoren për lodra fëmijësh “Jumbo” dhe restorantin për ushqime të shpejta “Goody’s”. Përveç në Maqedoni, kompania është prezente edhe në tregun në Serbi, ku ka 6 markete të mëdha Vero dhe dy shitore “Jumbo”.

Gjithashtu lexo

Lojtarët e Fenerbahçes vizitojnë Spitalin “Istanbul Medica”

Në zyrat e spitalit Istnabul Medica në Shkup sot kanë qëndruar për vizitë përfaqësues të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *