Home / Lajme / Rajon / Veseli: Kujtimi për Ilaz Kodrën, dhimbje dhe krenari e lartë

Veseli: Kujtimi për Ilaz Kodrën, dhimbje dhe krenari e lartë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në 18 vjetorin e rënies së Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, ka thënë se kujtimi për të vjen me dhimbje të madhe dhe krenari të lartë.

Ai përmes një postimi në rrjete social, ka thënë se Ilaz Kodra së bashku me mijëra djem e vajza të UÇK-së janë themeli mbi të cilin qëndron shteti i Kosovës.

“Sot, në 18 vjetorin e rënies heroike të Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, kujtimi për të na vjen me dhimbje të madhe dhe krenari të lartë. Ai, bashkë me mijëra djem e vajza të UÇK-së, që dhanë jetën për liri, janë themeli mbi të cilin qëndron shteti ynë i pavarur dhe sovran”, ka shkruar Veseli.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *