Home / Kryesoret / Vetëm një politikani i është konfiskuar prona në Maqedoni

Vetëm një politikani i është konfiskuar prona në Maqedoni

Federalizim nuk do të ketë! Do të ketë konfiskim të pronave?! Hulumtimi i SCOOP-it tregoi se vetëm një politikani, një drejtori të një institucioni shtetëror dhe një kryetari të komunës i është konfiskuar prona nga ana e institucioneve kompetente.

Duke dalë nga një restorant elitar në Shkup, lideri i partisë “Të bashkuar për Maqedoninë” Ljube Boshkovski, u arrestua në mënyrë spektakolare nga forcat policore speciale. Një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2011, ai ka pasur një takim me një njeri, për të cilin mendohet se ia ka dhënë qesen e letrës, në të cilën kishte 100 mijë euro.

“Më bënë kurth”, bërtiti ish-Ministri i Punëve të Brendshme Boshkovski, derisa pjesëtarët e policisë ia kanë vënë prangat në duart e tija. Ai u dënua për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës zyrtare” dhe ka marrë një dënim me burg prej 7 vjetësh.

Me këtë, Boshkovski u bë i vetmi politikan në Republikën e Maqedonisë që ka vuajtur një dënim me burg për financimin ilegal të fushatës parazgjedhore. Me atë që ia kanë konfiskuar edhe paratë të cilat i ka sjellë në qesen e letrës, ai u bë njëkohësisht edhe i vetmi politikan të cilit i është konfiskuar prona të cilën e ka fituar në mënyrë të paligjshme.

FEDERALIZIM APO KONFISKIM

Më 3 qershor 2016, vetëm tri ditë para se mbushen 5 vjet nga arrestimi spektakolar, Boshkovski u lirua. Jashtë, ai e gjeti të njëjtën situatë që ishte edhe para se të shkojë në burg – tension elektoral dhe krizë. Në opinion tashmë ishin publikuar materialet e përgjuara nga ana e opozitës, të cilat kishin synim për të treguar se ai, në fakt, ka qenë viktimë e një procesi të montuar politik.

Fushatën parazgjedhore të cilën e gjeti, më shumë i ngjante një lufte për të bindur opinionin për atë se çfarë e pret vendin pas zgjedhjeve – federalizimi apo konfiskimi. Derisa VMRO-DPMNE-ja e frikësonte opinionin se “nëse fiton LSDM-ja Maqedonia do të federalizohet”, Social-demokratë te Zoran Zaevit përpiqeshin ta qetësonin opinionin se nëse fitojnë “do të ketë vetëm konfiskim”.

“Ne kemi nevojë për kanalizim”, ishte përgjigja e një banori të lagjes së Shkupit Haraçinë, në një TV anketë. Kjo deklaratë e reflekton “apatinë” më të re të qytetarëve ndaj pritjeve se kriminelëve të pushtetit do t’u konfiskohet prona, të cilën e kanë fituar në mënyrë të paligjshme.

Ekspertët thonë se me konfiskimin, nga kryerësi konfiskohet përfitimi i menjëhershëm që është fituar me një vepër penale. Ato mund të jenë para, objekte të luajtshme ose të paluajtshme me vlerë, si edhe çdo pasuri tjetër, pronë apo aktivë, të drejta materiale ose jo materiale. Nëse konfiskimi i tyre nuk është i mundshëm, nga kryerësi do të konfiskohet edhe ndonjë pronë tjetër që i konvenon vlerës së përfitimit të fituar apo dëmit që duhet të paguhet.

Askush, as edhe iniciatorët e konfiskimit masiv të pasurisë, nuk besojnë se është i mundur një rikthim i shpejtë dhe efikas i qindra miliona eurove që janë eksportuar ilegalisht nga vendi dhe janë bërë depozita private në bankat e huaja.

Një dekadë më parë ka filluar zbatimi i masave për ngrirjen e pasurive për ata që janë dyshuar për krim. Në periudhën e kaluar, disa procese të mëdha gjyqësore përfunduan me sekuestrimin e pronave të aktorëve që janë përfshirë në rastet “Stanet”, ish-Ministri i Shëndetësisë, të dënuarit për privatizimin e ndërmarrjeve EMO dhe “Sllavija”, ndërmarrja e Kumanovës “Biserka”, një pjesë e kapitalit aksionar të ndërmarrjes “Agroplod”.

Por, çfarë ndodh me kompensimin e njerëzve që pësuan në aferën e kursimores piramidale TAT të Sonja Nikollovskës apo me depozitat bankare të klientëve të bankës së falimentuar “Eksim-Import Bankë” të Metodi Smilenskit?

Njolla e tranzicionit e këtyre aferave me përfshirjen e guvernator(ëve), bankierëve, politikanëve, u ka dhënë një shans qeverive të Nikolla Gruevskit për ta krijuar PR-strategjinë – “edhe më herët është bërë njësoj”.

Me relativizimin e tillë të përgjegjësisë politike dhe me mohimin e mbrojtjes penale-ligjore, deri më tani nuk procedohen dyshimet e ryshfetit dhe korrupsionit të elitave partiake-qeveritare në aferën ndërkombëtare me “Telekom”-in e Maqedonisë. Prokuroria publike ende “heton” se sa janë të vërteta deklaratat për ryshfetin e marrë në miliona euro nga ministrat dhe deputetët me lobimin e të cilëve, në emër të interesave dhe llogarive personale, kompanisë multinacionale i është lejuar një pozitë monopoli në treg.

Në opinion u paraqitën edhe dyshime të ngjashme për korrupsion gjatë blerjes së rafinerisë OKTA dhe ndërmarrjes publike EEM, si dhe aneks-kontratat me pozitat e dyshimta dhe të volitshme të investitorëve të huaj.

LISTA ME NJË POLITIKAN, NJË DREJTOR, NJË KRYETAR KOMUNE DHE 35 MJEKË

Sipas të dhënave të cilat i ka marrë SCOOP nga Agjencia për Menaxhim me Pasuritë e Konfiskuara, përveç Boshkovskit pronë i është konfiskuar edhe SllobodanBogoevskit, ish-drejtori i DSK-së, për veprat penale “pastrimi i parave, keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autorizimit dhe evazioni fiskal“. Për të njëjtin rast një pronë u është konfiskuar edhe dy avokatëve.

Prona i është konfiskuar dhe ish-kryetarit të komunës së Karposhit, Sasha Dimiq, për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autorizimit“.

Dhe në fund të listës janë 35 mjekë, të cilëve po ashtu u është konfiskuar një pronë për veprën “përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë“.

“Vetëm në periudhën nga marsi deri në maj të vitit 2010, janë pranuar 40 aktvendime gjyqësore me të cilat janë shqiptuar masat e konfiskimit të pasurisë. Ruajtja ose shitja e saj i është dhënë Agjencisë për Menaxhim me Pasuritë e Konfiskuara“, thotë drejtori i parë i Agjencisë për Menaxhim me Pasuritë e Konfiskuara, avokati Vanço Sehtanski.

Mjekë

– S. Ј. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 1.370.693.00 – Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë është paguar

– Lj. V.- Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 679.551.00 – Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë nuk është paguar

– А. К. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 534.982.00 – Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë është paguar

– Lj. B. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 1.635.925.00 – Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë nuk është paguar

– S. D. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim- 1.635.925 – Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë nuk është paguar

– Lj. S. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 307.501.00 – 250.560.00 denarë nuk janë paguar

– Lj. P. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 332.150,00 – ka paguar 12.000.00

– S. Т. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim 290.216.00 – ka paguar 7.418.00

– Z. N. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 266.052.00 – nuk ka pagesë

– M. D. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 302.351.00 – nuk ka pagesë

– Z. B. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 165.184.00 – nuk ka pagesë

– Gj. H. A. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 756.726.00 – ka paguar 11.000.00

– V. P. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë,i shqiptuar me aktgjykim-87.142,00 –nuk ka pagesë

– О. М. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 776.042.00 – nuk ka pagesë

– B. Т. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 405.575.00 – nuk ka pagesë

– I. B. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 248.529.00 – është paguar

– Ј. B. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 173.572.00 – nuk ka pagesë

– F. Т. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 252.791.00 – nuk ka pagesë

– G. N. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 232.980.00 – nuk ka pagesë

– Ј. М. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 61.871.00 – nuk ka pagesë

– I. V. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 61.871.00 – nuk ka pagesë

– А. А. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykimа – 118.185.00 – nuk ka pagesë

– Т. P. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë,i shqiptuar me aktgjykim – 30.500,00 – nuk ka pagesë

– Lj. G. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 45.750.00 – nuk ka pagesë

– Е. Sh. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë,i shqiptuar me aktgjykim15.250,00 – nuk ka pagesë

– I. T. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 1.139.158.00 – nuk ka pagesë

– D. B. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 290.163.00 – ka paguar tërësisht

– V. D. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 270.771.00 – ka borxh 8.762.00

– M. A. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 12.200.00 – nuk ka pagesë

– D. T. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 106.493.00 – ka paguar 5.000.00

– R. V. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 32.558.00 – nuk ka pagesë

– Z. A. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 32.558.00 – ka paguar

– S. Z. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 30.500.00 – nuk ka pagesë

– S. М. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 61.000.00 – nuk ka pagesë

– P. Gj. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 290.216.00 denarë – ka paguar 12.603.00 denarë

Analizat e SCOOP-it tregojnë se në tri vitet e fundit janë konfiskuar prona në 88 aktgjykime gjyqësore, kryesisht për evazion fiskal, por jo edhe për vepra të trafikimit të njerëzve, drogës, armëve. Njëkohësisht janë shitur prona me vlerë vetëm prej 130 mijë eurosh.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *