Home / Lajme / Rajon / Veton Surroi krahason flamurin e Kosovës me “peshqirët e hoteleve në Turqi”

Veton Surroi krahason flamurin e Kosovës me “peshqirët e hoteleve në Turqi”

Në një reagim ndaj ligjit që po përgatitet me qëllim sanksionimin penal ndaj kujtdo që fyen apo përbuzë simbolet e shtetit, publicisti Veton Surroi ka fyer flamurin e Kosovës, të cilin e ka krahasuar me “peshqirët e hoteleve turke”.
 Surroi ka deklaruar se kodi i ri penal që Ministria po e përgatit ndaj atyre që e fyejnë dhe përbuzin simbolet shtetërore, është tentim për të vënë në dispozicion “deliktin verbal”.

“Ministria e Drejtësisë përgatitka një kod të ri penal me të cilin sërish mund ta rikthejë deliktin verbal. Në ish Jugosllavi ishte neni famëkeq 133 , e Ministria e Drejtësisë e paska bërë 134. Në të , në pikën c shkruhet kështu:

Kushdo që publikisht, në një takim, ose nëpërmjet shpërndarjes së materialeve të shkruara:

1.1. fyen apo me keqdashje shpreh përbuzje ndaj Republikës se Kosovës ose ndaj rendit të saj kushtetues; ose

1.2. fyen ngjyrat, flamurin, stemën apo himnin e Republikës se Kosovës dënohet me burgim deri në tre (3) vjet ose me gjobë”, ka shkruar Surroi në Facebook.

Derisa ka kundërshtuar korrektësinë e këtij norme juridike, Surroi ka thënë se flamuri i Kosovës më shumë i ngjan një peshqiri të hoteleve turke.

“Sa për informim paraprak të Ministrisë së Drejtësisë, konsideroj dhe kam shkruar se flamuri i Kosovës më shumë i ka hije një peshqiri të hoteleve turke (me gjashtë yje) se sa përfaqësimit të këtij vendi. Të njëjtën gjë jam i gatshëm ta përsëris edhe nëse aprovohet ky ligj. Si do ta vlerësonte gjykatësi këtë deklarim të hapur timin”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *