Home / AutoTech / Vetullat ideale për çdo formë të fytyrës

Vetullat ideale për çdo formë të fytyrës

A dëshironi të keni vetulla të përsosura? Ju nuk keni nevojë të shqetësoheni nga këshillat e ndryshme dhe tendencat e menjëhershme, pasi forma dhe detajet e fytyrës tuaj do t’ua japin një përgjigje se çfarë forme vetullash që ju përshtaten më së miri.

Sabah Feroz, eksperte për formësimin e vetullave nga “Saks Fifth Avenue”, thotë se forma e fytyrës është njëri nga faktorët që ndikojnë në zgjedhjen e formës së përsosur të vetullave.

 

Tiparet individuale të fytyrës dhe struktura e kockave të fytyrës përcaktojnë formën e përsosur të vetullave, transmeton “Zeri.info”.

Megjithatë, nuk është gjithmonë e nevojshme të ndryshohet struktura natyrale e vetullave, ndonjëherë ka nevojë që thjesht të theksohet struktura e tyre për të arritur formën e përsosur.

Forma ideale e vetullave për fytyrë të rrumbullakët

Për t’i dhënë një dimension më të thellë, Jared Bailey, një ekspert botëror për vetullat nga “Benefit Cosmetics”, propozon për t’i formësuar vetullat në mënyrë që mesi i vetullës të ketë kënd më të lartë drejt ballit, pjesa e brendshme e vetullës drejt hundës duhet të jenë në të njëjtën trashësi dhe pjesa e jashtme në drejtim të veshit, butësisht të ngushtohet në qoshe.

Vetullat e formësuara në mënyrë të tillë do të bëjnë që fytyra e rrumbullakët të duket më e gjatë, përcjell “Zeri.info”.

Zgjatja e fytyrës së rrumbullakët nuk është e komplikuar, vetëm se zgjatni skajin e vetullave me një laps për pak milimetra që të mundë ta japë këtë përshtypje, këshillon Bailey.

Ato me fytyrë ovale kanë punë minimale

Fytyra ovale, sikurse e aktores Julianne Moore, është ideale që shumë femra janë duke u përpjekur për ta arritur me formësimin e vetullave (dhe shpesh stilin e flokëve).

“Për ato me fat që kanë lindur me formë ovale të fytyrës është me rëndësi ta saktësojnë trashësinë e vetullave” – shpjegon Bailey dhe vazhdon, “le të jenë udhëzime tiparet tuaja të fytyrës. Nëse keni sy të mëdhenj, ballin e lartë apo buzët e plota, ju duhet balancuar ato me trashësinë e vetullave. Nëse konturet e fytyrës tuaj janë më të vogla, keni buzët e holla dhe sy të vegjël, vetullat duhet zvogëluar në atë mënyrë që të jenë proporcionale”.

Vetullat e buta për fytyrën në formë zemre

Reese Witherspoon, Halle Berry dhe Zooey Deschanel janë shembuj të mirë të një fytyre në formë zemre, dhe vetullat e tyre janë më të buta, në formë të rrumbullakët, transmeton “Zeri.info”.

Bailey rekomandon që defektet në vetulla t’i mbushni me laps për vetulla, për ta mbushur vijën e vetullave dhe që të japin përshtypjen e një gjysmërrethi të plotë që nga fillimi dhe drejt fund të bëhet pak më i hollë.

Harku i lartë dhe mbushja për fytyrë katrore

Për ta zbutur strukturën katrore të fytyrës (për shembull atë që ka Salma Hayek), vetullat duhet të jenë të formësuara në atë mënyrë që nga rrënja e hundës e drejtoni lehtë vetullën në drejtim të ballit dhe që lartësia e vetullave të jetë në 2/3 e gjatësisë së vetullave.

Rrumbullakoni skajin e vetullave pak më poshtë, nëse është e nevojshme, i mbushni me laps për vetulla, përcjell “Zeri.info”.

Për një fytyrë të gjatë është e nevojshme për t’i shkurtuar vetullat në mënyrë që fytyrës së zgjatur t’i dhuroni plotësinë, por keni kujdes ku përfundon vetulla.

“Vetullat e shkurtra do të rrumbullakosin fytyrën tuaj dhe ofrojnë përshtypjen e plotësisë. Mundohuni për t’i formësuar vetullat me laps, kurse gërshërët lëreni për profesionistë për të mos krijuar më shumë dëm sesa dobi”, këshillon Bailey. Këtë formë të vetullave e ka aktorja Taraji P. Henson. /ZËRI/

Gjithashtu lexo

Apple nxjerr në treg iPod Touch me 32GB dhe 126GB, shikoni detajet

Më parë gjatë ditës është thënë se Apple kishte vendosur t’i heqë nga qarkullimi modelet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *