Home / Lajme / Botë / Vetura e shkel dhe e fut nën rrota, vogëlushi shpëton me vetëm disa gërvishtje (Foto/Video, +18)

Vetura e shkel dhe e fut nën rrota, vogëlushi shpëton me vetëm disa gërvishtje (Foto/Video, +18)

Ky është një moment që shumë njerëzve ua ka ngrirë gjakun në vena, për faktin se si një fëmijë i vogël i ka shpëtuar vdekjes në momentin që një veturë e shtyp dhe e fut nën rrota.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë tmerrin që ky vogëlush e kishte përjetuar derisa po luante në rrugë, dhe në një moment i afrohet një veture e cila niset dhe e fut nën rrota.

Për fat të mirë vogëlushi ka shpëtuar me gërvishtje të lehta duke i shpëtuar vdekjes, ndërsa shoferi i veturës që në ato momente po bisedonte në telefon ka marrë kritika të ashpra nga të gjithë ata që e kanë parë videon.

Në video mund të shihet se si vogëlushi goditet nga vetura dhe futet nën të, dhe kur të gjithë menduan se ai kishte vdekur, pasi kalon vetura ai shihet duke lëvizur.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *