Home / Lajme / Kronika e zezë / Vetura përplaset për një autobus, ka edhe të lënduar (Foto)

Vetura përplaset për një autobus, ka edhe të lënduar (Foto)

Gjatë orëve të pasdites së ditës së sotme (e premte) ka ndodhur një aksident në fshatin Akrashticë të Komunës së Vushtrrisë.

Mediat kanë shkruar se bëhet fjalë për një veturë e cila është përplasur për një minibus.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nga aksidenti i shkaktuar kanë pësuar lëndime trupore, 15 persona.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në fshatin Akrashticë të komunës së Vushtrrisë.

“Një veturë është përplasur me një minibus, të cilin e ka nxjerr nga rruga kryesore. 15 persona kanë pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman në Qendrën Spitalore të Vushtrrisë”, ka thënë Zahiti për Telegrafin.

 

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *