Home / Kuriozitete / Vetura shumë e rrallë që shfrytëzohej nga agjentët sekretë të komunizmit (Video)

Vetura shumë e rrallë që shfrytëzohej nga agjentët sekretë të komunizmit (Video)

Është gjendur një nga veturat e rralla të prodhuara në Çekosllovaki, gjatë vitit 1989, që shfrytëzohej prej agjentëve të fshehtë të Luftës së Ftohtë.
Makina Tatra 613 kishte konstrukt të fortë dhe ishte e qëndrueshme, por pas rënies së komunizmit, shumica nga këto modele janë braktisur apo janë ndryshuar, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, në këtë rast, vetura i ka të gjitha pjesët origjinale, përfshirë motorin me 3.5-litra që prodhonte 200 kuajfuqi. Madje, ky model ka edhe freskues ajri, si dhe antenën në tavan që ishte një luks i veçantë i asaj kohe.

Për të pasur këtë veturë – që shfrytëzohej nga agjentët e KGB-së dikur, kur veturat nuk ishin të shtrenjta si sot – duhej paguar rreth shtatëmijë euro. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *