Home / Lajme / Kronika e zezë / Veturat i shkelin fëmijët në Tetovë, polica rri në kafe dhe luan “Sportska”

Veturat i shkelin fëmijët në Tetovë, polica rri në kafe dhe luan “Sportska”

Pas shumë aksidenteve duke lënduar edhe fëmijë në Tetovë, reagojnë shumë qytetarë duke ia hedhur fajin policisë së Tetovës. Sipas tyre policia më shumë rri në kafe se sa kujdeset për qytetarët e Tetovës.

“Si mundet që vetura të parkohet në trotuar, kalon policia dhe nuk merr masa, ndërsa femijët detyrohen që të dalin në rrugë të ecin e më pastaj goditen nga veturat” thotë një qytetarë i Tetovës për TetovaSot.

“Haos i madh, as në këmbë ske ku ecësh, çka bën policia, apo vetëm luan sportska dhe rri në kafe, ja shihe ku janë të parkuara veturat, turp i botës, kjo ndodh vetëm këtu” shprhet tetovari i revoltuar nga policia e Tetovës.

Ndryshe edhe zëdhënësi i policisë Josifovski theksoi se periudhën e fundit janë shpeshtuar fatkeqësitë e komunikacionit me kënbësorë edhe krahas aktiviteteve të shumta preventive-kontrolluese të cilat edhe këtë vit vazhdimisht i ndërmerr Sektori për punë të brendshme Tetovë.

Ai paralajmëroi se SPB Tetovë edhe në periudhën në vijim do të vazhdojë me aktivitetet e planifikuara, në plan të parë të të cilave do të jenë këmbësorët dhe me organizim të leksioneve të ashtuquajtura të trafikut, në të cilat do të thirren kundërvajtësit e rendit në këtë kategori të pjesëmarrësve./TetovaSot/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *