Home / Lajme / Rajon / VIDEO/ 57-vjeçari nga Kavaja dënohet për 1 rrënjë kanabis, por… ajo kishte mbirë vetë

VIDEO/ 57-vjeçari nga Kavaja dënohet për 1 rrënjë kanabis, por… ajo kishte mbirë vetë

Muajt e fundit, Qeship Kaja ka udhëtuar drejt qytetit për dy arsye. Jo vetëm për të shitur prodhimet bujqësore dhe blegtorale, por edhe për t’u paraqitur para organeve të drejtësisë.

Pasi i ofruan një avokat kryesisht për shkak të gjendjes së tij ekonomike, Gjykata e Kavajës e dënoi 57-vjeçarin nga Kryevidhi për akuzën e kultivimit të drogës.

Ai u gjet fajtor pas një aksioni policor që zbuloi në bahçen e tij një rrënjë kanabis sativa. Bima narkotike i kushtoi atij 5 ditë burg e më pas dënim me shërbim prove për 7 muaj.

Megjithëse këmbënguli për pafajësinë, sepse sipas tij nuk kishte mbjellë kurrë drogë, Kaja nuk e apeloi vendimin.

“Trafikant nuk jam, as kultivues droge. Nuk e pranoj akuzën sepse ajo bimë mbiu vetë. Nuk e apelova çështjen sepse nuk kisha gjendje ekonomike, me çfarë ta apeloja”, shprehet Kaja.

Kaja e di mirë kuptimin e shprehjes “të jetosh me djersë”, sepse pikërisht këtë gjë ka bërë gjithë jetës. “Jam njeri punëtor, tani po pastroj mbeturinat e Spillesë”, thotë ai.

Por gruaja e tij vuan dyfish edhe fjalët e fshatit. “U turpëruam për këtë drejtësi. Të kishim bërë me të vërtetë hashash, të kishim bërë miliona nuk kisha këtë shtëpi me këto tjegulla”, thotë File Kaja.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *