Home / Lajme / Kronika e zezë / VIDEO/ Aksidenti i rëndë në Tiranë, identifikohet viktima. Ja emri

VIDEO/ Aksidenti i rëndë në Tiranë, identifikohet viktima. Ja emri

Është identifikuar vajza e re që mbeti viktimë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Tregut Elektrik në kryeqytet.

Sipas policisë në rrugën “Mihal Grameno”, tek tregu elektrik, një mjet tip “Audi A 4”, ka përplasur shtetasen  Gjystina Shpani (Picaku), 48 vjeçe ,e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme po kontrollojnë për gjetjen e automjetit si dhe kapjen e arrestimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e shtetases.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *