Home / Lajme / Botë / VIDEO – FOTO/ Rebelët kryejnë masakrën më gjakatare të vitit, 24 policë të vrarë në Indi

VIDEO – FOTO/ Rebelët kryejnë masakrën më gjakatare të vitit, 24 policë të vrarë në Indi

Guerilët maoistë i zunë pritë një patrullë paraushtarake në Indinë qendrore këtë të hënë, duke vrarë të paktën 24 policë dhe plagosur gjashtë të tjerë në sulmin më vdekjeprurës së vitit, tha një zyrtar i lartë indian.

Policia ka njoftuar se prita u zhvillua rreth orës 12.45 në zonën Burkapal-Chintagufa, raportojnë mediat lokale.

Maoistët që kërkojnë të rrëzojnë qeverinë kanë operuar për dekada të tëra me një bandë të gjerë në Indinë qendrore dhe lindore. Ekspertët e sigurisë thonë se kryengritja është sfida më e madhe e sigurisë së brendshme të Indisë, raporton “Reuters”.

Kryeministri Narendra Modi e cilësoi sulmin “frikacak”. “Sakrifica e dëshmorëve nuk do të shkojë kot,” tha ai.

Rebelët maoistë janë rritur në forcë kohët e fundit në zonat ku fshatarët e varfër, që jetojnë në tribu, kanë konflikt me kompanitë minerare, që kërkojnë burime për industrializim.

/Syri.net/

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *