Home / Lajme / Rajon / VIDEO/ Laboratori i drogës në Fier, 10 persona në pranga. Ja emrat

VIDEO/ Laboratori i drogës në Fier, 10 persona në pranga. Ja emrat

Laboratori i drogës i zbuluar në qytetin e Fierit ka quar në pranga 10 persona, dy prej të cilëve janë punonjës të OSHEE-së.

Gjatë një konferencë për mediat, drejtori i Policisë së Fierit, Neritan Nallbati ka bërë të ditur se përveç personave të arrestuar janë sekuestruar edhe sasi të konsiderueshme kanabisi.


Policia e Fierit, ka marrë informacion se në një banesë private tre katëshe në pronësi të shtetasit Piro Bare në lagjen “Kastriot” Fier, mund të zhvillohej veprimtari e paligjshme në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Mbi bazën e këtij informacioni policor, menjëherë u hartua një Plan Masash për ezaurimin e informacionit dhe njëkohësisht u organizua puna për të bërë të mundur vëzhgimin në mënyrë të fshehtë dhe të pa ndërprerë të banesës e më pas ndërhyrjen në të.

Pas verifikimit të plotë të informacionit, më datë 14.04.2017, rreth orës 17:00, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier dhe të Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier u realizua me sukses operacioni i koduar “Llampa”.

Si rezultat u bë e mundur kapja ne flagrancë e 8 personave, 6 burra dhe 2 gra, të cilët gjendeshin në ambientet e banesës tre katëshe në pronësi të shtetasit Piro Bare në lagjen “Kastriot”, ku në katin e dytë dhe të tretë të saj ishin duke kultivuar bimë narkotike.

Në momentin e ndërhyrjes, u kapën në kushtet e flagrancës dhe u arrestuan shtetasit:

1. Hiqmet Borova, 50 vjeç, banues në lagjen Liri Fier.

2. Fisnik Gorani, 27 vjeç, banues në fshatin Hoxharë, Fier.

3. Pajtim Muka, 53 vjeç, banues në lagjen Mbrostar Ferko, Fier.

4. Florenco Cera, 24 vjeç, banues në lagjen Çelepias, Berat.

5. Erald Buzi, 27 vjeç, banues në lagjen 15 Tetori, Fier.

6. Klaudjo Borova, 27 vjeç, banues ne lagjen, Liri Gero, Fier.

7. Rozana Borova, 37 vjeçe, banuese në lagjen, Liri Gero, Fier.

8. Selvie Muka, 52 vjeçe, banuese në lagjen, Mbrostar Ferko, Fier.

Gjithashtu, në vazhdim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i:

Alesio Hajderaj, me detyrë lexues i matësit të energjisë elektrike në ndërmarrjen OSHEE, Fier përgjegjës për lagjen, Kastriot.

Ylli Kostandini me detyrë përgjegjës grupi elektricistësh në ndërmarrjen OSHEE Fier.

Këta persona u ndaluan për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim i detyrës”.


Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. F., i cili është personi që ka marrë me qira banesën për këtë aktivitet kriminal. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u konstatuan se në 6 dhoma me sipërfaqe prej 220 metra katror, u gjetën të kultivuara 2784 bimë kanabis sativa me lartësi që varion nga 30 deri 80 cm.

U gjetën 2820 kubik ku në shumicën prej tyre kishin mbirë fidane të dyshuar si bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa.

Gjithashtu u gjetën edhe 167 bimë në proces tharjeje.

U sekuestruan nga ana jonë dhe shumë sende të tjera si bidona plastik, tuba uji të përdorur për vaditje, llamba të posaçme për rritjen e bimës, gërshërë që shërbenin për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale etj.

Po vazhdon kryerja e veprimeve procedurale bashkë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për të bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

 

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *