Home / Lajme / Rajon / Vijojne hetimet – Dëshmitarët: Autorët e atentatit ishin tre, dy qëlluan me automatik

Vijojne hetimet – Dëshmitarët: Autorët e atentatit ishin tre, dy qëlluan me automatik

Banorë të zonës dhe kalimtarë të rastit janë bërë dëshmitarë okularë të atentatit ku mbetën të vdekur Ervin Dalipaj dhe Xhino Dauti.

Atentati ndodhi mesditën e 25 prillit 2017 afër mbikalimit të Sukthit

Një dëshmitar i cili ka kërkuar të mos identifikohet i ka treguar gazetarit të Ora News se autorët ishin tre persona, dy prej të cilëve kanë qëlluar me breshëri plumbash nga dritaret e makinës, ndërsa një tjetër drejtonte mjetin.

“Pamë që po qëllonin dy persona nga makina, ndërsa një tjetër ishte në timon. Nuk arritëm ti identifikonim pasi ishim shumë larg, por qëlluan me breshëri të gjata. Kur u afruam pamë që makina e viktimave ishte bërë shoshë, ndërsa dy djemtë që ndodheshin brenda ishin shpërfytyruar, pasi kishin marrë shumë plumba në gjoks dhe në fytyrë”, kanë treguar dëshmitarët.

Ata gjithashtu kanë rrëfyer dinamikën ndërsa fillimisht kanë menduar se dy makinat po bënin garë me njëra tjetrën.

Një automjet tip fuoristradë me ngjyrë të zëzë ka ndjekur audin ku udhëtonin dy viktimat
Sapo u janë afruar makinës së kanë qëlluar në drejtim të tyre, fillimisht në krahun e djathtë të makinës ‘Audi S8″ dhe më pas dy breshëri të gjata i kanë dërdhur në xhamin e parë të makinës, duke i lënë të dy të vdekur në vend.

“Fillimisht menduam se ishin duke bërë gara me njëri-tjetrin. Ishte një makinë e zëzë si fuoristradë dhe makina ku ndodheshin dy personat që mbetën të vdekur. Pas disa metrash dëgjuam të shtëna armësh, breshëri të gjata automatiku. Më pas pamë që makina Audi doli nga rruga dhe përfundoi nga rruga dytësore në autostradën Durrës-Tiranë, ndërsa makina ku ndodheshin autorët vazhdoi rrugën duke lëvizur me shpejtësi në drejtim të Maminasit”, tregojnë dëshmitarët në vendin e ngjarjes, të cilat ishin të shumtë, pasi është një zonë e populluar dhe me biznee të shumta në të dy krahët e autostradës.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *