Home / Kryesoret / Vitin e kaluar janë prodhuar 376 kg mbeturina për kokë banori – (VIDEO)

Vitin e kaluar janë prodhuar 376 kg mbeturina për kokë banori – (VIDEO)

Sasia vjetore e mbeturinave të krijuara komunale në Maqedoni për kokë banori në vitin 2016 është 376 kilogramë, që është për 1,1 për qind më pak se sa në vitin 2015, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë, transmeton Televizioni Koha.

Sasia e përgjithshme e mbeturinave të krijuara komunale në Republikën e Maqedonisë në vitin 2016 është 796.585 tonë, ndërsa sasia e përgjithshme e mbeturinave të grumbulluara komunale 610.227 tonë, që krahasuar me vitin paraprak 2015 është ulje nga 1,6 për qind.Nga sasia e përgjithshme e mbeturinave të grumbulluara komunale 512.657 tonë ose 84 për qind janë nga amvisëritë, ndërsa 16 për qind të tjera nga persona juridik dhe fizik.

Sasi më të madhe të mbeturinave komunale ka në rajonin e Shkupit, ku janë grumbulluar 160.290 tonë ose 26,2 për qind nga sasia e përgjithshme e grumbulluar e mbeturinave në Maqedoni, transmeton Televizioni Koha.

Sipas llojeve të mbeturinave, sasi më të madhe të mbeturinave të grumbulluara është mbeturina të përziera komunale, që paraqet 543.644 tonë ose 89 për qind, ndërsa sasi më të vogël janë mbeturinat nga goma, me 656 tonë ose 0,1 për qind nga sasia e përgjithshme e mbeturinave të grumbulluara komunale, transmeton Televizioni Koha.

Sasi më të madhe, gjegjësisht 99,4 për qind, të mbeturinave të grumbulluara komunale hiqet në deponi. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *