Home / Lajme / Maqedoni / Vjedhje e rëndë në Gostivar

Vjedhje e rëndë në Gostivar

Sot në mëngjes rreth periudhës kohore nga ora 7 deri në ora 8, persona ende të paidentifikuar kanl kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë në rrugën “143” në Gostivar,

Sipas informatave nga policia, hajnat janë futur brenda nga deri e cila ka qenë e hapur dhe pa mos u vërejtur nga askush kanë kaluar përreth kuzhinës ku kanë qenë duke fjetur vajzat e pronarit të shtëpisë të moshave 18 dhe 20 vjet. Pastaj kanë hyrë edhe te dhoma e gjumit, kanë kërkuar, por nuk kanë marrë asgjë, e prej ku nga një komodinë në dhomën e ndenjës kanë gjetur një çantë shkolle, në të cilën ka pasur ar. Nga kutia ku ka qenë i vendosur ari në brendi të çantës, kanë marrë disa stoli të ndryshme: qafore nusesh, bylyzik, gjerdan, etj. Hajnat nuk janë mjaftuar me kaq, nga kuzhina kanë marrë edhe një laptop, dhe me gjësendet e marra janë larguar në drejtim të panjohur.

Vlera e gjësendeve të vjedhura përllogaritet në 300 mijë denarë. Nga policia njoftojnë se në vendngjarje kanë kryer inspektim ligjor dhe po punohet në gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *