Home / Lajme / Kronika e zezë / Vjedhje në Manastiret e Leshkës – (VIDEO)

Vjedhje në Manastiret e Leshkës – (VIDEO)

Rreth 60 mijë denarë janë vjedhur në dy kisha në kompleksin e Manstireve të fshatit Leshkë gjatë javës që po e lëmë pas. Sipas Policisë së Tetovës, rasti është denoncuar të shtunën në mesditë nga ana e personit M.M i punësuar në këtë kompleks, me ç`rast është vërtetuar se në periudhën prej 16 deri 22 prill, persona të panjohur kanë hyrë në njërën prje kishave dhe nga arka kanë marrë një sasi të konsiderueshme të parave.

Sipas policisë poashtu ëhstë vjedhur edhe çelësi i madhe dhe gjatë javës disa herë është hyrë në kishë dhe janë marrë paratë. Policia ka kryer hetimet dhe është vërtetuar se janë marrë rretrh 60 mijë denarë. Të njejtën ditë në kishën e fshatit Neproshten janë kapur se si dy të mitur janë duke vjedhur para që i kanë lënë besimtarët.Dy të miturit në praninë e prindërve të tyre janë ftuar në bisedë informative dhe më pas janë lëshuar. Policia në ndërkohë u ka rënë në gjurmë edhe hajnave në Leshkë, ky dyshohet se kanë marrë pjesë dy persona nga Tetova, pasi që tek një anëtar i familjes së një të dyshuari është gjetur çelësi i cili ëhstë kthyer. Një pjesë e parave janë gjetur ndërsa dy personat shumë shpejt do të ftohen në bisedë informative për të zbardhur tërë rastin. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Shqyrtohet mundësia për punën në dy turne të kopshteve

Qeveria e Maqedonisë është duke e shqyrtuar mundësinë për të vendosur orar në dy turne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *