Home / Kryesoret / Vjedhjet rrezikojnë sigurinë e hekurudhave – (VIDEO)

Vjedhjet rrezikojnë sigurinë e hekurudhave – (VIDEO)

Vjedhjet e shpeshtuara kanë vënë në rrezikik sigurinë dhe funksionimin normal të trafikut hekurudhor.Nga ndërmarrja Publike Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura Shkup, informuan se për shkak të vjedhjeve të shpeshtuara të pjesëve të rëndësishme të sistemit për siguri dhe sinjalizimit në vend kalimet rrugore është rrezikuar funksionimi normal i trafikut hekurudhor.

“Kështu duke filluar prej datës 12.04.2017, NP Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura përkohësisht ka ndërprerë punën e rregullt në vend kalimet rrugore në linjën hekurudhore Gjorçe Petrov- Kërçovë, përfshirë këtu të gjitha vend kalimet rrugore që gravitojnë në këtë pjesë të hekurudhës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e  Hekurudhave të Maqedonisë, transmeton Televizioni Koha.

NP Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura apelon të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit me automjetet e tyre në këto vend kalime rrugore. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *