Home / Lajme / Botë / Vjen edhe reagimi i Francës pas referendumit në Turqi

Vjen edhe reagimi i Francës pas referendumit në Turqi

Rezultati i ngushtë i referendumit për ndryshime kushtetues në Turqi, që i jep pushtet të ri gjithëpërfshirës presidentit Recep Tayyip Erdogan, ka treguar se shoqëria turke është thellë e ndarë, ka thënë sot zyra e presidentit të Francës, Francois Hollande, duke u bërë thirrje për dialog të gjitha palëve politike.

“U takon turqve dhe vetëm atyre që të vendosin se si t’i organizojnë institucionet e veta politike, por rezultati i publikuar tregon se shoqëria turke është e ndarë për reformat e planifikuara,” ka thënë zyra e Hollande, transmeton Express.

Në një komunikatë të ndarë, Ministria e Jashtme e Francës i bëri thirrje Qeverisë së Turqisë që ta respektojë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe ndalesën për dënim me vdekje

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *