Home / Sport / Vlerësohet Cikalleshi, Sulmuesi shqiptar përfshihet në skuadrën e javës në Turqi

Vlerësohet Cikalleshi, Sulmuesi shqiptar përfshihet në skuadrën e javës në Turqi

Sokol Cikalleshi fundjavën e shkuar ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij Akhisar Belediyes në duelin ndaj Bursasporit. Sulmuesi i Kavajës dhuroi pasimin vendimtar në rastin e  golit të barazimit të realizuar nga Adini, më pas 26 vjeçari u ngjit vetë në skenë duke shënuar golin e 3-të për Akihsarin falë një goditjeje të saktë me të majtën. Në këtë mënyrë suksesi 5-1 i ekipit të Belediyes erdhi edhe për meritë të Cikalleshit.

Për këtë arsye portal i njohur “whoscored.com” ka vendosur ta përfshijë sulmuesin e kombëtares shqiptare në formacionin më të mirë të javës në Ligën Turke. Specialistët e këtij portali e kanë vlerësuar edhe me një notë të lartë paraqitjen e kavajasit, më konkretisht nota e vendosur ka qënë me 9.1 për performance   e ofruar  në duelin ndaj Bursasporit.

Cikalleshi në muajin Janar u transferua nga Istanbul Basaksehir për tek klubi i Akhisarit, për shkak se tek ekipi nga Stambolli  hapësirat për të u ngushtuan shumë, tashmë duket se me skuadrën e re ka gjetur ritmin  e duhur duke qënë deçiziv për ekipin e drejtuar nga ish lojtari i Interit dhe i përfaqësueses së Turqisë, Okan Buruk. Të drejat e 27 vjeçarit shqiptar i ka ende klubi i Basaksehirit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *