Home / Kryesoret / VMRO dhe LSDM kundër Ruzhdi Latës – (VIDEO)

VMRO dhe LSDM kundër Ruzhdi Latës – (VIDEO)

VMRO-DPMNE-ja ashpër dënon deklaratën e kryetarit të komunës së Dibrës Ruzhi Lata i cili shkatërron shkatërron frymën e bashkëjetësës si dhe në thellës prish themelet e shtetësisë dhe rendit kushtetues.

“Deklaratat e këtilla nacionaliste dhe regresive të cilat janë shpeshtuar kohëve të fundit janë shkaktuar drejtëpërdrejtë nga veprimet anti shtetërore të kriminelit Zoran Zaev premtimeve të tij anti shtetërore në Bern duke pranuar që në tërësi të realizojë platformën e Tiranës. Përveç Latës deklarata të këtilla anti shtetërore kemi dëgjuar edhe nga Ziadin Sela partnerit të koalicionit të Zaevit nga i cili varet shumica e LSDM-së në parlament. Edi Rama, Hashim Thaçi, Ditmir Bushati dhe Mesila Doda dhe asnjë nga këto deklara nuk është dënuar nga ana e LSDM-së . Zoran Zaevi dhe LSDM-ja janë inkurajuesit kryesorë të orekseve të mëdha shqiptare në Maqedoni dhe rajon. Zaev ka zgjuar frymat e së kaluarës qëllimet iredentiste në disa qarqe të regjionit. Servilizmit dhe nevojave patologjike të Zaevit që të formojë qeveri me çdo kusht nuk i shihet fundit, Zaev me pranimin e platformës së Tiranës ka pranuar dygjuhësi, ndryshim të flamurit, ndryshim të himnit, si dhe federalizim të shtetit”.

Pas VMRO-DPMNE-sw edhe LSDM-ja e ka dwnuar deklaratan e kryetarit tw komunws sw Dibrws Ruzdi Lata.“Dënojmë retorikën provokuese në deklaratën e kryetarit të komunës Dibër Ruzhdi Lata, e cila nuk është në frymën e bashkimit, integrimit dhe respektimit të ndërsjellë të qytetarëve. Të përzgjedhurit dhe zyrtarët e emëruar patjetër duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që e kanë para Gjykatës, ligjeve dhe qytetarëve të RM-së. Edhe Lata edhe bartësit tjerë të funksioneve të shtetit patjetër të punojnë vetëm në interes të qytetarëve dhe çdo deklaratë, fjalë e thënë dhe çdo vepër patjetër të jetë vetëm në interes të qytetarëve, që nuk është rasti me deklaratën e fundit të Latës, kanë deklaruar nga LSDM –ja. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *