Home / Kryesoret / VMRO: Dhuna politike rezultoi me dhunë fizike, LSDM: Çavkov është ekzekutori i Gruevskit – (VIDEO)

VMRO: Dhuna politike rezultoi me dhunë fizike, LSDM: Çavkov është ekzekutori i Gruevskit – (VIDEO)

Realizimi i platformës së Tiranës nuk i sjell askujt të mirë, ndërsa shkelja e Kushtetutës, ligjeve dhe rregullores është shkelje e drejtpërdrejtë e shtetit dhe sistemit, shkruan VMRO-DPMNE-ja në kumtesën e sotme deri te mediat.

“Kufizimi i të drejtës demokratike të diskutimit të deputetëve është kufizimi më brutal dhe shkelje i qytetarëve të cilët i kanë votuar. Dhuna politike të cilën e zbatoi LSDM-ja mund të rezultojë vetëm me dhunë fizike. Tentimi joligjor, strukturat kriminogjene nga LSDM-ja që ta vetëshpallin Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit ishte provokim i drejtpërdrejt ndaj popullit maqedonas”, thuhet në kumtesë.Sipas VMRO-DPMNE-së, “skenari i këtillë i LSDM-së që të formojë parainstitucione është dëmtim i drejtpërdrejt edhe i Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të shtetit. U shkon në dobi vetëm atyre forcave në vend dhe jashtë saj të cilët nuk ia mendojnë të mirën Maqedonisë dhe të cilët e mohojnë identitetin dhe sovranitetin e Maqedonisë”.

“Marrëdhënia e këtillë ofenduese e strukturës servile dhe e shantazhuar kriminogjene e LSDM-së e nxisin hidhërimin dhe i irriton qytetarët e këtij vendi të cilët nuk pajtohen me planet për ridefinim dhe asgjësim të saj. Krimi i djeshëm politik nga ana e LSDM-së ishte hap i madh prapa për demokracinë në vend. Falë intervenimit të policisë, nuk erdhi deri në eskalim më të madh dhe pasoja më serioze. Kriminelët nga LSDM-ja duhet të kuptojnë se populli i kundërshton planet e tyre për tregtim me interesat më të larta shtetërore dhe kombëtare. Kriminelët e LSDM-së duhet të kuptojnë se populli e do vendin dhe nuk do të lejojë asgjësim të tij. Për këtë arsye populli është në këmbë.! Për këtë arsye Maqedonia po zgjohet!”, citohet në kumtesën nga VMRO-DPMNE-ja.

LSDM në një kumtesë me shkrim deri tek mediat porosit se askush nuk do t’i shmanget përgjegjësisë për veprimet e veta.

Joprofesionalizmi dhe pakujdesia për sigurinë e qytetarëve me dhunën në Parlament e arriti kulmin. Çavkov është ekzekutori i Gruevskit së bashku me Ivanovin dhe Veljanoskin dhe hipokrizia nuk mund t’i ndihmojë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Po vjen koha, theksohet, për profesionalizimin e Ministrisë dhe stabilizimi i sistemit të përgjithshëm të sigurisë në vend.

 

 

 

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *