Home / Kryesoret / VMRO-DPMNE: LSDM është kundër Manifestit bashkues, ndërsa janë për Platformën e Tiranës

VMRO-DPMNE: LSDM është kundër Manifestit bashkues, ndërsa janë për Platformën e Tiranës

Për Republikën e Maqedonisë është i domosdoshëm bashkimi rreth interesave më të larta nacionale dhe shtetërore, kurse këtë e ofron Manifesti për Republikë të bashkuar të Maqedonisë. LSDM heshtë rreth Manifestit, i cili bashkon, ndërkaq pranoi ta realizojë platformën e Tiranës e cila përçan, ceket në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, e cila e propozoi Manifestin.

Nga partia theksojnë se “opinioni çdo ditë është dëshmitar i deklaratave mohuese të kahëzuara drejt Maqedonisë dhe identitetit të saj, të cilat vijnë nga krijuesi i platformës së Tiranës, ministrat e saj, partnerë të koalicionit, por edhe nga faktori nga i cili varet Qeveria e Zaevit, Ziadin Sela”.

Sipas VMRO-DPMNE-së, “LSDM është kundër këtij Manifesti bashkues, ndërkaq është për platformën e Tiranës, e cila propagandon binacionalitet, dygjuhësi dhe konfederalizëm”.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *