Home / Kryesoret / VMRO-DPMNE: Zaev nuk tërhiqet nga “Platforma e Tiranës”

VMRO-DPMNE: Zaev nuk tërhiqet nga “Platforma e Tiranës”

VMRO-DPMNE-ja edhe sot përmes një kumtese të lëshuar për mediat ka akuzuar Zoran Zaevin dhe LSDM se po tentojnë që të imlementojnë “Platformën e Tiranës” dhe të realizojnë qëllime që bien ndesh me vullnetin e shumicës së qytetarëve,

“Krimineli Zaev dhe shoqëria e tij kriminale në kreun e LSD me gjithë forcën që kanë po e shtyjnë “Platformën e Tiranës dhe nuk heqin dorë nga zbatimi i saj që është në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve”. Krimineli Zoran Zaev si bashku me shoqërinë kriminele per rreth tij, për të ardhur në pushtet janë në gjendje që plotësisht të realizojnë Platformën e Tiranës. Ai për amnesti personale për krimet e kryera është i vendosur që Maqedoninë ta bëjë shtet binacional, është në gjendje që vendin dhe popullin e veta ta shpallë si popull gjenocidial, eshtë një gjendje që t’ia ndrojë emrin shetit të vet sipas dëshirës dhe linjave greke dhe në fazën përfundimtara ta federalizojë Maqedoninë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Nga kjo parti shtojnë se këtë gjë e ka pranuar edhe deputeti shqiptar nga rradhët e tyre, Muhamed Zekiri, i cili në një emision debativ ka thënë se LSDM ka pranuar gjithçka nga kjo deklaratë e nënshkruar nga partitë shqiptare.

Nuk kanë munguar edhe shprehja e dufit të tyre edhe ndaj liderit të LR-PDSH-së, Zijadin Sela, për të cilin nga kjo parti thonë se ai nuk e pranon identitetin maqedon dhe se ai dëshiron që të ndorj edhe himnin, flamurin dhe stemën dhe në fund edhe Kushtetutën e Maqedonisë.

“Krimineli Zaev të gjithë këtë po e bën haptazi dhe pa fije turpi i gënjen votuesit e vet. Muhamed Zekiri nga LSD personalisht e ka vërtetuar se kjo parti e ka pranuar në tërësi Platfornën e Tiranës. Zaev ka dematntuar edhe Ziadin Selën i cili publikisht ka tëne se pa realizimin e kësaj Platforme nuk do të futet në qeveri. Ziadin Sela është njeriu nga i cili do të varet shumica e re qeverisëse e Zaevit, njeriu që haptazi ka thënë se identiteti maqedonas nuk ka ekzistuar para 100 vitetve, ai nuk pranon flamurin, himnin dhe dëshiron që të ndryshojë edhe Kushtetutën e Maqedonisë”, akuzojnë nga kjo parti.

Në përfundim të kumtesës së tyre ata thonë se “krimineli Zaev dhe udhëheqësia e LSD heshtën para deklaratve të  Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit. Ai dhe partia e tij qytetarëve u servuan diçka që ata nuk votuan në zgjedhje, prandaj qytetarët janë të revoltuar dhe kanë të drejtë, ata janë kundër çdo platforme të vendeve të huaja dhe përzerje në punët e brendshme të Maqedonisë. Këtë për çdo ditë qartë po e shprehin në rrugët e qyteteve të Maqedonisë, edhe kjo duhet që të respektohet”.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *