Home / Kryesoret / VMRO i përgjigjet Shilegovit: LSDM po dëshmon se është në panik të madh

VMRO i përgjigjet Shilegovit: LSDM po dëshmon se është në panik të madh

LSDM-ja në çdo konferencë për shtyp tregon se çfarë paniku është partia e tyre, pasi populli në mënyrë të qartë u tha atyre që kot e keni se keni pranuar platformën tiranase dhe se kot bëni pazare me interesat më të larta shtetërore dhe kombëtare, pasi qeveria tiranase nuk do ta udhëheq Republikën e Maqedonisë, thuhet në reagimin e VMRO kundër konferencës të zëdhënësit të LSDM, Petre Shilegov, transmeton TetovaSot.

“Frika e Petre Shilegovit dhe Zoran Zaevit se do të duhet të vuajnë dënimet e gjata me burg është e justifikuar. Kot i kanë pranuar të gjitha shantazhet. Kot u lutën për t’u falur për rastin “puç” përmes Katica Janevës së tyre. Kot kërkuan mbështetje dhe luten për mbrojtje nga trafikantët e drogës nga Haraçina, Tetova dhe Shkupi. Kot negociuan me mafian që të mbështesin LSDM-në dhe udhëhqesinë e krimit. Populli u ngrit dhe kundërshtoi politikat e pabesa të Zaevit dhe kompanisë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *