Home / Kryesoret / VMRO kërkon takim të liderëve, LSDM kundër – (VIDEO)

VMRO kërkon takim të liderëve, LSDM kundër – (VIDEO)

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Kërste Mukovski në seancën sotme në Kuvendin e Maqedonisë tha se këto janë momentet kyçe për shtetin dhe se është e nevojshme të thirret një takim i liderëve.

“Përveç uljes në tryezë të përbashkët dhe hapjes së të gjitha temave të pazgjidhura, sidomos të atyre që janë në kundërshtim me kushtetutën, në këtë mënyrë nuk mund të kalojnë përveçse me një dialog të përbashkët dhe gjetjes së kompromisit.

Nga ana tjetër  zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, duke mos e zbuluar mënyrën dhe afatin kur do të zgjidhet kryetari i Kuvendit, ndërsa pastaj edhe qeveria e re pohoi se procedura për zgjedhjen e qeverisë së re do të zhbllokohet dhe kërkoi përgjegjësi nga lideri i VMRO-DPMNE-së, nga kryesuesi i Parlamentit dhe nga presidenti i shtetit.Si përgjigje e kërkesës të deputetit Kërsto Mukoski për takimin e liderëve, Shilegov pyeti me cilin LSDM do të kishte takim të liderëve dhe për çfarë do të bisedonin.

 “Për çka do të bisedonim ne një takim të liderëve.Me cilin do të bisedojmë, ne kishim takime të liderëve dhe në kuadër të atyre takimeve u arrit marrëveshja e Përzhinos.Qëllimi final I atyre bisedimeve ishte mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, Ne nuk mund të luajmë tash me zgjedhje të reja derisa nuk I plotësohet dëshira për shumicë parlamentare”, tha Shilegov.

Në ditën e shtatëmbëdhjetë të debatit, deputetët nuk ndryshuan kahjen e tij dhe as retorikën e zakonshme të katër javëve të kaluara. Edhe përskaj thirrjeve të vazhdueshme nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, deputetët e partisë së Zaevit përsëri refuzuan të kyçen në debat.

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *